Vuçiq: Unë jam për kompromise, por Kurti jo

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por ka dekaruar se kjo gjë po kundërshtohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Do të jetë shumë vështirë të flasësh, të bësh diçka, por Serbia duhet të tregojë seriozitet, përgjegjësi e përkushtim”, ka thënë Vuçiq.

    “Kurti nuk e kupton plotësisht realitetin, unë e kuptoj atë, ndaj nuk flas sepse gjërat nuk janë ideale. Frikësohem se ai nuk i kupton gjërat, sepse as për ta gjërat nuk janë aq mirë. Për këtë është më mirë që të shkohet me kompromise, por ai nuk do asnjë kompromis. Njeriu mendon se bota ka lind ditën kur ai i ka fituar zgjedhjet”, ka deklarua Vuçiq.

    Vuçiqi e Kurti u përplasën edhe në takimin e fundit që patën në kuadër të dialogut në Bruksel.

    Lajmi Paraprak

    Ismail dhe Helena Kadare heqin përfundimisht dorë nga Franca

    Lajmi i rradhës

    RMV fermerëve u paguan mesatarisht nga 3.5 milionë euro në vit si pasojë e katastrofave atmosferike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë