Kryeministri Zoran Zaev sot ka komentuar aksidentin tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë ku një i ri humbi jetën. Zaev tha në lidhje me përfshirjen në aksident të të burgosurit Zoran Milevski-Kiçeec ka biseduar me drejtorin për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski dhe se ai ka argumentuar që Kiçeec është liruar me arsyestim shëndetësorë.
“Këtu kemi të bëjmë me dokumentacion të kompletuar mjekësorë, për arsye shëndetësore, që i takon çdo personi që vuan dënimin që të mund t’i shfrytëzojë posaçërisht me këto argumente që janë me nënshkrime nga mjekë përkatës”, tha mes tjerash Zaev.
Kreu i ekzekutivit tha se nuk ka informacione se pse Kiçeec po udhëtonte drejt Shkupit dhe se pse me të po udhëtonin edhe dy shtetas serb./Alsat/