Zaev: Nuk mendoj se e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje

    Kryeministri Zoaran Zaev sot deklaroi se nuk mendon se i gjithë ekzekutivi duhet të jep dorëheqje për shkak të tragjedisë në spitalin modular në Tetovë ku jetë humbën 14 persona. Zaev tha se e vlerëson aktin moral të funksionarëve që tashmë kanë parashtruar dorëheqjen.

    “Tragjedi ndodhin në të gjithë botën. Siç kam thënë, e vlerësoj aktin e lartë moral të ministrit, zv/ministrit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik. Kjo si një akt që mbi gjitha është marrë për shkaqe njerëzore, akt për shkaqe morale dhe etike…dhe ja ata kanë dorëzuar dorëheqjen. Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të jep dorëheqje për këtë”, deklaroi Zaev.

    I pyetur nëse funksionarët që kanë parashtruar dorëheqjen vazhdojnë të kryejnë detyrën zyrtare, Zaev tha se të njëjtit janë të obliguar të vazhdojnë punën derisa të emërohen zëvendësuesi.

    “Është përgjegjësia e tij që derisa nuk hiqet nga detyra në mënyrë formale juridike si ministri, si zëvendësi, drejtori apo drejtori ekonomik kanë përgjegjësi të ushtrojnë funksionin e tyre deri sa të zgjidhet drejtor i ri”./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Byrnes: Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit

    Lajmi i rradhës

    Në jetë siç ka fitore, ka edhe humbje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë