Zaev: Për Tetovën kemi 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

    Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se ka zhvilluar takime me liderët e partive tjera politike dhe se sot do të takohet edhe me kreun e BDI-së për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në ndërkohë i pyetur për koalicion të mundshëm me ndonjë parti tjetër sa i përket qytetit të Tetovës, Zaev me përgjigje se për Tetovën do të garojnë të gjitha partitë politike.

    “Në procedurën tonë kemi 5 kandidatë për Tetovën, 3 prej tyre janë shqiptarë të nominuar nga partia. Por megjithatë janë anketat të cilat do të vendosin. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, tha Zaev.

    Lajmi Paraprak

    Rrejshëm paraqiti se ka bomba në Ohër, SPB ka ngritur padi penale ndaj personit nga Resnja

    Lajmi i rradhës

    Antikorruspioni kërkon që Merko të përgjigjet penalisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë