Zaevi: Nëse nuk zgjidhet tani kontesti me Bullgarinë, nuk ka për t’u zgjidhur as në vitin 2022

    Kryeministri Zaev, pas nënshkrimit me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, për futjen e kësaj të fundit në qeveri, foli edhe për çështjen me Bullgarinë. Ai vlerësoi se nëse ai nuk e zgjidh tani çështjen me Bullgarinë sa është kryeministër, kjo çështje nuk ka për t’u zgjidhur as në vitin 2022. Sipas tij, edhe Europa vitin që vjen futet në një fazë tjetër me shumë probleme politike dhe zgjedhje parlamentare.

    Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi në konferencën e sotme për media kanë bërë të ditur se me 64 deputetë kanë një shumicë të qëndrueshme parlamentare, si dhe një Qeveri stabile, e cila e kapërcen krizën politike në vend.

    Lajmi Paraprak

    Problemet me rruazat e shtyllës kurrizore dhe simptomat

    Lajmi i rradhës

    Shah e Padishah

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë