Zanatçinjtë në Maqedoni nuk mund t’i përballojnë krizat e njëpasnjëshme

    Shumë zanatçinj në vend nuk mund të përballojnë vështirësitë e krijuara nga kriza e COVID-19 dhe tani ajo ekonomike e energjetike. Ata paguajnë rrymë industriale, materialet bazë i blejnë më shtrenjtë dhe po mbeten edhe pa fuqi punëtore. Kjo i ka shtyrë shumë prej tyre që t’u vënë drynin dyqaneve. Vetëm gjatë vitit 2022, 120 prej tyre kanë mbyllur biznesin. Në dëm të zanatçinjve është edhe loja e pandershme që u bën ekonomia gri. Institucionet thonë se po bëjnë përpjekje për të ndihmuar zanatçinjtë, por situata në terren tregon se kjo nuk është e mjaftueshme.

    “Kemi zanate që vërtet janë të rrezikuara për shkak të ndryshimit të kohës si jorganxhinjtë, farkëtarë, nallanxhinjtë, zanate që janë vërtet tradicionale. Problemet me të cilat përballemi me largimin e fuqisë punëtore. Të gjithë zanatçinjtë qofshin luleshitës, parukier nuk janë përfshirë në reformën e re tatimore, përsëris ata që janë të regjistruar përmes regjistrit të zanatçinjve”, deklaroi Goran Ristovski- kryetar i Odës së Zanatçinjve.

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në përpjekjet e Qeverisë për të mbajtur aktiv zanatçinjtë, përmendi edhe ndryshimin e vitrinave, por në terren shihet se zanatçinjtë nuk kanë nevojë për vitrina, por për ndihmë të mirëfilltë ekonomike.

    “Shuma nga program i Ministrisë së Ekonomisë si mbështetje për zanatçinjtë në përgjithësi është rreth 100 mijë euro. Më vendimin e fundit një pjesë e zanatçinjve janë mbështetur nga Qeveria në pjesën për furnizim me energji elektrike, për fat të keq në fillim nuk ka pasur hapësirë që të përfshihen të gjithë”, tha Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.

    Në Regjistrin e Zanatçinjve në Shkup janë të regjistruar rreth 2000 zanatçinj. Sot Oda e Zanatçinjve të Shkupit feston 90 vjet nga themelimi i saj në vitin 1932. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Inicohen tri procedura për keqpërdorime nga zyrtarët, për dy tashmë ka dyshime të bazuara për padi penale

    Lajmi i rradhës

    Nusret Gokce u fut në fushë, theu rregullin e artë të FIFA-s gjatë finales së Botërorit – Infantino vërshohet me akuza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë