Nusret Gokce u fut në fushë, theu rregullin e artë të FIFA-s gjatë finales së Botërorit – Infantino vërshohet me akuza

    Gianni Infatino ka shkelur rregulloren e FIFA-s, në momentin që e ka lejuar kuzhinierin turk, Nusret Gokce të futet në fushë, pas përfundimit të finales së Kampionatit Botëror në mes të Argjentinës dhe Francës.

    Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit ishte i pranishëm në atë përballje, ku argjentinasit fituan 4-2 në penallti ndaj francezëve, për t’u kurorëzuar kampion botëror.

    Por, Infantino ka shkelur rregullat strikte të organit qeverisës botëror në lidhje me atë se kush lejohet të prekë trofeun e Kampionatit Botëror.

    “Dizajni i saj aktual daton në vitin 1974”, thuhet në faqen e internetit të FIFA-s.

    “Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i zgjedhur njerëzish, i cili përfshin ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”, thuhet më tej në rregullore.

    “Sal Bae” jo vetëm që kishte kontakt me lojtarët e Argjentinës, ai ia doli ta mbante trofeun në duar dhe ta puthte atë, derisa Infatino e ka atë mik të ngushtë, pasi frekuenton shumë restorantin e tij.

    Natyrisht se ky veprim i kuzhinierit turk ka acaruar legjenda dhe analistë të futbollit, që vazhdimisht kanë pyetur se përse në njeri që është i njohur vetëm për restorantin e tij që shërben biftekë të kriposur, lejohet të futet në fushë, t’i shqetësojë lojtarët e Argjentinës dhe të ketë kontakt me trofeun. 

    Lajmi Paraprak

    Zanatçinjtë në Maqedoni nuk mund t’i përballojnë krizat e njëpasnjëshme

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht rejtingut të ulët të pushtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë