Zejdi: Mijallkovin e liroi qeveria LSDM-BDI bashkë me faktorin ndërkombëtar, që të sigurohet ndryshimi i emrit!

    Skender Rexhepi Zejdi në Daily Click tha se, qeveria BDI-LSDM së bashku me faktorin ndërkombëtar e liruan Sasho Mijallkovin që të sigurohej ndryshimi i emrit. Zjedi tha se, pa 8 votat që i siguroi Mijallkov nuk do të ndodhnin ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia të ndryshonte emrin në Maqedoni e Veriut, përcjell Nistori.

    “Ajo është politika që ka bërë qeveria e kaluar për të siguruar qeverinë jo vetëm BDI, bashkë me LSDM-në dhe faktorin ndërkombëtar me gjithë korin diplomatik të Maqedonisë së Veriut janë siguruar ato numra që të sigurohet ndryshimi i emrit dhe të arrihet Marrëveshja e Prespës. Pa 8 votat që i ka siguruar personi në fjalë nuk do të kishte mundur të ndodh ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia ta ndërrojë emrin në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi.

    Pasi ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u fut në listën e zezë të ShBA-ve, i pyetur për këtë, Skender Rexhepi tha se nuk e shqetëson dhe se qëndrojnë në në vijë me ShBA-të. Por Zejdi tha se nuk përzihet në politikën që bëjnë ShBA-të pasi siç tha, ka rezerva dhe shtoi se, edhe këta të fundit kanë pasur informacion se për ndryshimin e emrit, 8 deputetë u siguruan nga Sasho Mijallkov.

    “Do të thotë nëse i kthehesh…reteron, do të pyesësh çfarë roli ka pasur pikërisht ai Sasho Mijallkov në ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut…Kush i siguroi? Këto informacione i kanë ditur edhe faktori ndërkombëtar, i kanë ditur edhe SHBA-të që 8 deputetë u siguruan nëpërmjet atij, tash kjo politik që e bëjnë SHBA-të unë nuk dua të përzihem fare, sepse personalisht kam rezervat, personalisht thash, por megjithatë nuk dua të përzihem fare. Në Amerikë? Ndaj përpilimit të listave. Edhe ato kanë hallet e veta, qeveria në kalim, qeveria që vjen”, tha Zejdi.

    Zejdi: oligarkët maqedonasë dhe VMRO-ja e kanë ndihmuar VLEN-in në zgjedhje

    Rexhepi tha se VMRO e ka ndihmuar VLEN-in jo vetëm në aspektin financiar  e të PR-së por edhe me vota, që sipas tij, qëllimi i vetëm ishte që t’i afrohet Frontit Europian.

    “Dihej shumë fuqishëm se VMRO-ja është e njëjtë përmes oligarkëve maqedonas, që edhe në aspektin financiar e ka ndihmuar VLEN-in, edhe në aspektin e PR e ka ndihmuar VLEN-in por edhe në aspektin e votave e ka ndihmuar, me të vetmin qëllim, që t’i afrohet Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare”, tha Skender Rexhepi Zejdi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse thuhet “kujtesë elefanti”?

    Lajmi i rradhës

    Rrugët me ngrica në Strugë, si pista patinazhi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë