Zejneli: Universiteti i Tetovës nuk është i politizuar, për të ruajtur autonominë e universitetit, do t’ua mbylli dyert partive politike

    Jusuf Zejneli kandidat për rektor në UT në “ClickPlus” në TV21 ka theksuar se në Universitetin e Tetovës ka vështirësi.

    “Internet ka por mungon WI-FI, biblotek ka por na duhet një më e madhe”, u shpreh Zejneli.

    Zejneli shtoi se problemi më i madh qëndron tek infrastruktura.

    Profesori foli edhe për depolitizimin e universitetit dhe se nuk do të lejojë ndërhyrje politike.

    “Jam i hapur për bashkëpunim me çdokënd, por gjithmonë kam qenë për depolitizim dhe ashtu do të mbetet. E respektoj ligjin për arsimin e lartë, por gjithmonë duke e nxitur bashkëpunimin me ministrinë e arsimit, krijojmë sa më shumë mundësi, fonde. Unë nuk mendoj se është i politizuar (universiteti), nuk ndjehem i politizuar dhe gjithmonë kam vepruar në mënyrë të pavarur”, deklaroi Zejneli.

    I pyetur nëse do t’i mbyll derën politikës apo se nuk ka çfarë kërkon kryetari i partisë në universitet, Zejneli tha se për të ruajtur autonominë e plotë të institucionit ku ai vepron dhe lirinë akademike, do të jem për bashkëpunim.

    “Duke ruajtur autonominë e universitetit dhe pavarësin e profesorëve – lirinë akademike jemi për bashkëpunim me çdo institucion. Nëse ka pretendime për politikë (do t’ua mbyllim derën subjekteve politike apo kryetarëve partiakë)”, u shpreh Zejneli, duke shtuar se do t’ua mbyll derën partive dhe kryetarëve në suaza të autonomisë së universitetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ziberi: Nuk kemi biblotekë në Universitetin e Tetovës, nga 2011 nuk është investuar në asnjë hapësirë laboratorike

    Lajmi i rradhës

    Çfarë lidhje ka ankthi me tensionin e lartë të gjakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë