Zekiri mbështet ministren Sllavjanka: Asnjë grua nuk duhet të jetë shënjestër e gjuhës së urrejtjes

    Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri mbështet ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas tij, asnjë grua nuk duhet të jetë shënjestër e gjuhës së urrejtjes.

    “Qëndroj solidar pas Sllavjanka Petrovskës. Asnjë grua nuk duhet të jetë objektiv i gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore. Në periudhën e kaluar përsëri shohim se çfarë po ndodh me një grua që ka një profesion publik dhe e bën punën e saj në mënyrë profesionale. Për sa kohë që publiku e sheh gruan vetëm në prizmin seksist, ne nuk do të shohim më shumë gra në pozita vendimarrëse dhe as nuk do të zhduket objektivizimi i gruas në të gjitha fushat e veprimit të saj”, shkruan Zekiri.

    Në vijim janë disa fotografi të përmbledhura ku shihet se si ministrja e Mbrojtjes ofendohet në rrjetet sociale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ardhja e kombit sipas teorisë moderniste

    Lajmi i rradhës

    Myftiu i Ukrainës del kundër Kadirovit: Muslimanët të ndihmojnë Ukrainën kundër Putinit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë