Zendeli i reagon Snopçes: Populli e vlerësoi lartë BDI-në, ndërkaq ndëshkoi retorikën e ASh-së

    Ndaj deputetit opozitar, Halil Snopçe ka reaguar deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli. Ajo tha se BDI bëri përzgjedhje të mirë me ministrat, prandaj janë propozuar sërish.

    Këtë, siç tha Bilalli Zendeli e dëshmuan edhe qytetarët që votuan për BDI-në në zgjedhjet lokale.

    “Gjatë fjalimit tuaj (Halil Snopçe) ju dërguat kritika ndaj ministrave nga radhët e BDI-së dhe përmendët se ata nuk bartin përgjegjësi dhe se vazhdojnë me punë dhe bëjnë rotacion nga njëri sektor në tjetrin. Faktori se a punojnë mirë ministrat dhe kuadrot e përzgjedhura nga BDI, ishte mbështetja e popullit në zgjedhjet lokale. Ata paraqesin test për pushtetin ekzekutiv”, tha Bilalli Zendeli.

    Shtoi se populli vlerësoi lartë BDI-në, ndërkaq ndëshkoi “retorikën kritikuese të Aleancës për Shqiptarët.

    “Për këtë ju ratë në nivelin më të ulët”, tha ajo.

    Lajmi Paraprak

    Nikollovski: Kjo qeveri është me kuadro të vjetër dhe nuk mund të ofrojë politika të reja, nevojiten zgjedhje urgjente

    Lajmi i rradhës

    Komisioni për Ndalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vijon të punojë pa përbërje të plotë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë