Në zgjedhjet parlamentare kandidojnë 1002 meshkuj dhe 753 femra

    Kutia e votimit / Fotografia: Nistori

    Zgjedhjet e njëmbëdhjetë parlamentare në vend do të mbahen të mërkurën. Këto janë zgjedhje të rregullta parlamentare që zhvillohen njëkohësisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    Votuesit do të mund të votojnë duke rrethuar një nga numrat rendorë përpara 17 listave të kandidatëve për deputetë. Listat e kandidatëve për deputetë kanë Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane të udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE-së, Koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, partia “E Majtë”, Koalicioni “VLEN”, partia politike Lëvizja ZNAM, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkupi, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranistët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, Desna , Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve.

    Votimi zhvillohet në gjashtë zona dhe disa nga koalicionet dhe partitë kanë lista vetëm për zona të caktuara. Në zgjedhje marrin pjesë 1755 kandidatë, nga të cilët 1002 janë meshkuj dhe 753 femra.

    Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhen 120 deri në 123 deputetë, prej të cilëve 120 deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional, ku territori i Republikës ndahet në gjashtë njësi zgjedhore. Në secilin zgjidhen 20 deputetë, ndërsa tre deputetët zgjidhen sipas modelit proporcional në një zonë zgjedhore që mbulon Evropën, Afrikën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë. Në këto zgjedhje nuk ka votim në diasporë, kështu që numri i deputetëve që do të zgjidhen do të jetë 120.

    Votimi si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fillon në orën 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00. Qytetarët do të mund të vijnë në qendrat e votimit vetëm një herë gjatë ditës dhe të votojnë për të dyja llojet e zgjedhjeve ose vetëm për zgjedhjet presidenciale ose vetëm për ato parlamentare. Identifikimi i zgjedhësve do të bëhet me të ashtuquajturat pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve.

    Procesverbali dhe materiali tjetër zgjedhor i dorëzohen KKZ-së nga komisioni zgjedhor brenda pesë orë pas përfundimit të votimit.

    Pas zgjedhjeve të zhvilluara për deputetë, KKZ-ja i përmbledh rezultatet e votimit për listën e kandidatëve, përpilon procesverbal dhe së bashku me tërë materialin zgjedhor ia dorëzon KSHZ-së menjëherë dhe jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të votimit.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra në mënyrë elektronike, në mënyrë të njëpasnjëshme dhe rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbali i KKZ-së brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpall rezultatet përfundimtare më së voni brenda 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

    Lajmi Paraprak

    Rriten sulmet ndaj policëve, katër raste vetëm gjatë ditës së djeshme

    Lajmi i rradhës

    Koha e bizeleve të gjelbërta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë