Zgjedhjet parlamentare në Francë | Macron rrezikon të mos arrijë shumicën

    Në Francë është mbyllur votimi turit të parë të zgjedhjeve parlamentare që do të nxjerrin 577 deputetë të asamblesë nacionale.

    Partia e presidentit Macron dhe koalicioni i majtë Nupes kanë marrë deri tani rreth 25 deri në 25 përqind të votave seciili. ndërsa partia e Mari le Pen ka marrë pak vota.

    Sipas projeksioneve të para të bazuara në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë koalicioni i Macron po fiton dhe mbetet në mazhorancë dhe parashikohet të marrë 270 deri në 310 deputetë.

    Por sipas këtyre parashikime presidenti Macron rrezikon të mos ketë mazhorncën absolute prej 289 deputetësh.

    Koalicioni i Nupes i drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon pritet të marrë nga 170 deri në 220 deputetë. ndërsa partia e Marine Le Pen nga 15 deri në 30 deputetë.

    Deklarata e parë e presidentit të Francës ishte ftesa ndaj koalicionit të tij që të qëndrojë me këmbë në tokë dhe sa më modest.

    Është eliminuar që në turin e parë nacionalisti Eric Zemmour pasi partia e tij rrezikon të mos marrë asnjë deputet.
    këto zgjedhje u bojkotuan nga një numër record votuesisht rreth 52 përqind. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Mustafaj: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Mesiq: Kontesti Shkup-Sofje, çështje që do të zgjidhet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë