“Zgjidhja e presidencës franceze adreson shqetësimet e palëve”

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmes një shkrimi në Twitter ka falenderuar presidencën franceze për përpilimin e një zgjidhje që do të hiqte veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe dotë zhbllokonte rrugën evropiane të venit. Michel thotë se propozimi i përfshin shqetsimet e palës maqedonase, ndërsa thekson se tani është koha që ky propozim të pranohet.

    “E mirëpres zgjidhjen e presidencës franceze (Europe2022FR) për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e negociatave aderuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Jemi më afër se kurdoherë: tani është koha për të thënë po”, ka shkruar Michel.

    Lajmi Paraprak

    Kosova që nuk mund të lëvizë dot lirisht

    Lajmi i rradhës

    Modeli i ri për llogaritjen individuale të faturave të rrymës, i paqartë për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë