Zjarri në Tetovë djeg pesë shtëpi – mungesa e ujit ka pamundësuar ndihmën e banorëve të lagjes “Kolltuk” (Video)

    Sonte rreth orës 19, janë kapluar nga zjarri pesë shtëpi në lagjen “Kolltuk” të Tetovës. Fatmirësisht nuk ka viktima, por vetëm një burr rreth moshës 50 vjeçare është dërguar në spital – pasi ka djegie në fytyrë dhe në trup, por është jashtë rrezikut për jetë. Përveç kësaj ka edhe dëme materiale. Njësia territoriale kundër zjarrit ka arritur në terren dhe gjatë intervenimin në shuarjen e flakëve, ka lokalizuar zjarrin, shkruan Nistori.

    Lagjja dhe një pjesë e qytetit ka ngelur pa energji elektrike, si rezultat i dëmeve të zjarrit dhe sipas burimeve të Nistorit kjo lagje do të mbetet pa rrymë deri ditën e hënë, sepse janë djegur përçuesit, orëmatësit dhe trafot elektrike.

    Sipas banorëve, mungesa e ujit në lagje ka pamundësuar ndihmën e banorëve të lagjes “Kolltuk”. Nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe në vijim pritet të ketë informacione shtesë. /Nistori/

    *Lajmi përditësohet

    Lajmi Paraprak

    Vënia në funksion e Teleferikut, parkingjet dhe infrastruktura rrugore – kërkesat kryesore për Kodrën e Diellit

    Lajmi i rradhës

    Dieta e re mesadhetare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë