Zv. drejtorit të burgut të Idrizovës i digjet vetura / Jonuzi: Nuk i di arsyet dhe nuk kam pasur kërcënim paraprak

    Zëvendësdrejtori i Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi thotë se nuk e dinë arsyen e saktë për djegien e veturës zyrtare të cilën e ka përdorur. Ai thotë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim paraprak, ndërsa autoritetet që kanë bërë ekspertizën thonë se shkak i zjarrit mund të jetë edhe instalimi elektrik i veturës.

    “Mbrëmë rreth orës 20.45 kam hyrë në xhami, në ora 21.15 është dhënë alarmi se jashtë digjet një automjet. Kanë ndihmuar banorët në shuarjen e zjarrit. E kemi paraqitur rastin në organet e rendit të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertizën. Sipas ekspertëve, të dhënat fillestare flasin se zjarri është shkaktuar vetë si pasojë e ndonjë difekti elektronik. Nuk mund të them se ky rast ka të bëjë me rastin e disa ditëve më parë kur një polici të burgut i cili kishte kërcënime ju dogj automjeti, pasi nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga dikush, por këtë duhet ta konfirmojnë ekspertët dhe policia”, deklaroi Femi Jonuzi, zv/drejtor i Burgut – Idrizovë.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se i kanë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

    “Me datë 17.04.2023 në ora 22:34 në Stacionin Policor – Draçevë, S.J.(45) nga fshati Studeniçan – Shkup, ka paraqitur se rreth orës 21:15 në fshatin Studeniçan, i është vënë flaka automjetit “Volkswagen Passat Caravan” me targa të Shkupit, pronësi e Burgutë Idrizovë, të cilën ai e ka parkuar më parë. Është kryer ekspertiza dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Ky është rasti i dytë që brenda një javë u digjen veturat të punësuarve në burgun e Idrizovës. Ditë më parë iu vu flaka veturës së Afrim Rexhepit, polic në Burgun e Idrizovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Peshkopi Petar: Zoti krijoi mashkullin dhe femrën, çdo gjë tjetër është jonormale dhe e papranueshme

    Lajmi i rradhës

    Liberalizimi i vizave, Kurti: Kjo na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë