Zyrtarët e lartë amerikanë për gjykimin në Hagë: procesi i stërzgjatur

    Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë folur për Televizionin Dukagjini rreth procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Tony Hall – pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan dhe gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mick Kicklighter, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth procesit të stërzgjatur, që e kanë cilësuar të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

    Hall, që ka qenë pjesë e Kongresit për 2 dekada, ka treguar se bashkë me ish-ministrin Ahmet Shala e ka vizituar Thaçin në Hagë.

    “Po, i kam vizituar bashkë me Ahmetin, dy herë në fakt. Por, herën e parë që i kam vizituar edhe kemi biseduar. Jam takuar me zotëri Thaçin dhe lidershipin tjetër. I kaluam dy ditë duke biseduar me njëri-tjetrin dhe ishte vizitë e mirë, mësova shumë për ta dhe u ndjeva sikur ishte bekim për mua. Unë shkova atje ndoshta për t’iu ndihmuar atyre, por në fakt ata më ndihmuan mua, vetëm duke i dëgjuar dhe duke qenë pjesë e kësaj”, tregon Hall.

    Për shkak të rrethanave, Mick Kicklighter, nuk ka pasur mundësi të udhëtoj në Hagë por tregon se ish-Presidentin Thaçi e takoi kohë më parë në SHBA.

    “Jam takuar me Presidentin Thaçin para 7 vitesh në Uashington. Kishim diskutim të mirë, me rëndësi, dhe isha i impresionuar me aftësinë e tij dhe angazhimin e tij. Jam ndjerë i nderuar të flas me të. Kur dëgjova që ishte në burg për një kohë të gjatë, Ahmeti dhe unë u takuam, biseduam dhe u lutëm për të”, thotë oficeri amerikan Kicklighter.

    Amerikanët e vlerësojnë të pakuptimtë e në anën e gabuar të historisë, kohëzgjatjen e gjykimit, veçanërisht kohën e kaluar në paraburgim.

    “Është një situatë e trishtueshme që unë nuk e kuptoj dhe këta burra duhet të kthehen sa më parë në familjet e tyre dhe tek shteti i tyre, ata janë të gjithë liderë të jashtëzakonshëm”, përfundon Kicklighter./Tv Dukagjini

    Lajmi Paraprak

    Ischinger: pritjet nga Gjermania janë të mëdha

    Lajmi i rradhës

    Çfarë nëse e mbushni makinën larëse më shumë se që duhet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë