Zyrtarët në RMV do të kenë rritje pagash për 1000 euro / Talat Xhaferi politikani më i paguar

    Kryetarët e shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë për disa ditë do të marrin paga më të larta për rreth 70 mijë denarë. Pagat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të nënkryetarëve të Kuvendit do të rriten për rreth 60 mijë denarë, ndërsa të ministrave dhe deputetëve për rreth 56 mijë denarë, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të marrë pagën më të lartë të prillit prej 2700 euro (166.207 denarë). Vetëm 25 euro më pak (164.817 denarë) do të jetë paga e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se është “e pakëndshme në kohë krize ekonomike të rriten pagat që paguhen nga buxheti i shtetit”.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrë 156.482 denarë ose 2.540 euro.

    Qeveria nuk jep përgjigje për shkallën e rishikimit të paralajmëruar të mundësive për uljen e koeficientëve për llogaritjen e pagave.

    Qeveria publikoi në faqen e saj pagat e kryeministrit dhe ministrave. Por ministrat e vjetër dhe pagat e vjetra janë ende aty, megjithëse disa ministra dhe zëvendësministra u zëvendësuan në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, pasi qeveria mori një partner të ri koalicioni.

    Banka Botërore kërkoi nga Qeveria që të rishqyrtojë vendimin për rritjen e pagave, sepse “në kohë krize kjo rritje nuk është e drejtë”. Nga atje shpresojnë që Qeveria ta korrigjojë. /Nistori/

    Kjo është infografika me pagat më të larta të zyrtarëve:

    Lajmi Paraprak

    KORRIDORET | “Fshehja e marrëveshjes lë hapësirë për dyshime për korrupsion”

    Lajmi i rradhës

    Babai i dëshmorit nuk e lejon Ali Ahmetin të vendosë lule mbi varrin e djalit të tij në Sllupçan (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë