Babai i dëshmorit nuk e lejon Ali Ahmetin të vendosë lule mbi varrin e djalit të tij në Sllupçan (Video)

    Në Sllupçan të Kumanovës u përkujtua nisja e betejës së UÇK-së. 2 maji i mblodhi të gjithë funksionarët e BDI-së dhe të tjerë në qendrën memoriale te varrezat e dëshmorëve, shkruan gazeta Lajm, përcjell Nistori.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha para të pranishmëve se dy maji është shumë i rëndësishëm për historinë shqiptare në RMV.

    “Kundërshtarët tanë që i kishim përballë nuk e dinin që nënat shqiptare i ka rrit bijtë dhe bijat e vet në djepa prej prushi. Që nuk dijnë të ndalen kur dikush ia shkel barin mbi varre. Ne shqiptarëve na përçmonin, na vrisnin e masakronin në çdo periudhë të historisë që po kalonim. Nëpër dekada kanë sakrifikuar burra e gra, por asnjëherë nuk u përkulën.”, deklaroi Ahmeti para banorëve të Sllupçanit.

    Ndryshe, Ali Ahmeti bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, por ndërkohë babai i dëshmorit Ali Mahmuti nuk e lejoi kryetarin e BDI-së, Ahmetin që të vendosë lule mbi varrin e djalit të tij në Sllupçan. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zyrtarët në RMV do të kenë rritje pagash për 1000 euro / Talat Xhaferi politikani më i paguar

    Lajmi i rradhës

    Policia gjermane e mori me forcë djalin mysliman nga familja e tij (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë