Visar Ademi
- BDI duhet patjetër të reformohet me kuadro të reja. Ekipi kryesor i BDI-së akoma mbahet nga njerëz që kanë hyrë në parti si të rinj në moshë, a tash mezi i shohin shkronjat edhe me syze (me dioptri për afër).
- Fronti duhet ta kuptojë që fuqia e saj inkluzive (e gjithëpërfshirjes) nuk nënkupton që patjetër të inkorporojë edhe kryetar partie për t’u shpëtuar karriera politike, kur humbja oportune është shumë më lartë se përfitimet që sjellë ajo.
- Duhet të kuptojnë që njerëz që futën ofendimet, të sharat dhe linçimet në vokabularin politik në të shkuarën, nuk mund të na japin sjellje europiane (ndoshta vetëm në sllogan)
- Korrupsioni është problem në shtet të varfur. Edhe përpara ka qenë, por tani shumë më tepër, sepse sa më tepër varfërohet shteti aq më tepër e ndjejnë njerëzit. Dhe kjo duhet të merret seriozisht nga të dyja taboret.
- Të dy koalicionet treguan që në të ardhmen vështirë më të kemi parti të fortë (siç ishte PPD, PDSh dhe BDI) por gjithnjë e më tepër duhet të mësohemi me koalicone të fuqishme.
- Definitivisht te ne nuk ka ofertë politike, ide, mendim, ideologji. Thjesht njerëzit votojnë kundër ose për të keqen më të vogël.
- VLEN duhet besojë ta ketë kuptuar që ky rezultat i tyre (relativisht i mirë) është më tepër për të ndëshkuar FRONTIN, jo votë për ta. Është e thjeshtë, sepse të kishte qenë votë për ta, ata do të kishin fituar.
- VLEN duhet ta kuptojë që perkrahja nga Albini dhe Mickovski duhej të ishin VLERË E SHTUAR, jo filozofi veprimi.
- Do duhet kohë të kalojme nga parti me lidership të fortë në koalicione me demokraci inkluzive. E para prodhon disiplinë, e dyta demokraci të brendshme dhe veprim afatgjatë.
- Porosia e popullit shqiptar është se këto duhet të bien (shkojnë) a këto nuk duhet të vijnë.
*Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.