A i mbron Maqedonia qytetarët e saj nëse ata i përkasin etnisë shqiptare?

    Foto: Boris Müller/Tages Anzeiger, Zürich

    Enver Robelli

    Shtetet ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët e tyre nga arbitrariteti. Siç është bërë e ditur, një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar nga policia afër Beogradit, është mbajtur peng gati 20 orë, është gjobitur dhe i është ndaluar hyrja në Serbi deri në vitin 2031 për shkak se fëmija i kësaj familjeje bartte një t-shirt me shqiponjë.

    Ky është një incident i rëndë i shkaktuar nga autoritetet serbe të cilat kanë kriminalizuar simbolin nacional shqiptar. Duket se krejt ky precedent i rrezikshëm nuk i ka bërë përshtypje gati askujt në skenën politike në Maqedoni. Ministria e Jashtme në Shkup nuk e ka ftuar në bisedë ambasadorin e Serbisë, nuk ka dalë me ndonjë deklaratë që dënon arbitraritetin e autoriteteve serbe, nuk ka protestuar, heshtin edhe partitë politike shqiptare në Maqedoni, ministrat, opozitarët, bajraktarët, patriotët dardanë etj.

    I vetmi që e ka problematizuar këtë incident të shkaktuar nga policia serbe është ambasadori i Kosovës në Shkup, përmes një postimi në X (ish-Twitter). Shtetet ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët e tyre.

    A i mbron Maqedonia qytetarët e saj nëse ata i përkasin etnisë shqiptare?

    Lajmi Paraprak

    BE e ShBA: Koordinim për veprime në komunat veriore

    Lajmi i rradhës

    Escobari takon politikanët e RMV: ShBA i shikon si partnerë natyrorë ata që luftojnë korrupsionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë