Ata që brenda natës u bënë milioner…

    Jetmir Bajroni

    Ata që përmirësuan ekonominë e tyre private dhe u bënë milioner brenda natës në dëm të ekonomisë së përbashkët shoqërore. Ata që me dekada përgjithësisht qeverisën keq dhe keqpërdorën besimin tuaj duke mos shërbyer ashtu siç premtuan. Ata që gjatë qeverisjes së tyre të keqe shumëfishuan postet me dikastere të reja me ministra me resor dhe pa resor me zëvendësministra, drejtor, zëvendësdrejtor me këshillëtarë vetëm për t’i akomoduar njerëzit e familjes dhe partisë.

    Ata që vazhdojnë të paguhen nga taksat tuaja dy e tri herë më shumë se një mjek specialist,se një mësues, dhe ekspertë të fushave tjera. Ata të cilët kanë futur në punë familjarët, farefisin dhe militantët e partive pa meritë por duke i veçuar nga konkurrenca dhe duke i privilegjuar në mënyra të ndryshme. Ata që gjatë gjithë këtyre viteve pushtet kanë zbritur nën çdo nivel cilësinë në drejtësi, shkolla dhe mjekësi. Ata që e shëndrruan këtë vend në një vend të paperspektivë të pajetueshëm për rininë duke e larguar atë drejt vendeve Europiane për një jetë më të mirë sepse i vranë shpresën.

    Ata që larguan edhe investitorët e brendshëm dhe të jashtëm dhe penguan për të realizuar projektet e tyre me të cilat do të kontribuonin në uljen papunësisë si dhe do të përmirësonin ekonominë, sepse nuk pranuan të i’u japin atyre mito dhe haraç.

    Ata që në universitete, postë,aeroporte,dogana, ndërmarrje dhe kompani të mëdha publike shtetërore kanë rehatuar vëllëzërit, motrat, fëmijët dhe kushërinjtë e tyre pa kriterin e dijes dhe pervojës adekuate, ndërkohë që profesionistët e vërtetë i detyruan të largohen. Ata që kanë politizuar edhe arsimin duke e degraduar atë me falsifikim të diplomave, titujve akademikë dhe shkencor.

    Ata të nderuar bashkëqytetar dhe populli im i dashur dhe i vuajtur nesër sërish do të dalin para jush me përulësi si zakonisht dhe pa fije turpi do t’ju kërkojnë votën me fjalimet e tyre populiste dhe me premtimet boshe kinse në katër vitet e ardhshme do të përmirësojnë jetën tuaj. Atë që nuk e kanë bërë me dekada do ta bëjnë për katër vite, ata sërish do të kërkojnë votë jo për ju, por për vete për të zgjatur privilegjet e pushtetit, ndërsa sërish do t’ju harrojnë sapo të marrin pushtetin, andaj ndëshkoni ata qoftë me votë, qoftë me bojkot.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    “Gjuha nga ana e nënës”

    Lajmi i rradhës

    Valë e re shtrenjtimesh, masat e Qeverisë nuk japin efektet e pritura

    Lajme tjera

    Veshët nuk kanë mure

    Edmond Tupja: Para disa ditësh, tek ecja në kryeqytet rrugës së Durrësit, sytë bredharakë më zunë tek hyrja…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë