Beteja kundër një armiku të padukshëm

    Fadil Cana

    Jam i sigurt se askush nga ne e veçanërisht nga armata e madhe e punonjësve të shëndetësisë nuk do të mund të harrojë as edhe një minutë të këtyre tre viteve të fundit, kur filloi beteja kundër një armiku të padukshëm që kishte filluar marshimin nga Kina.

    Edhe pse ndërkohë që për disa, viktimat e kësaj pandemie ishin thjesht statistika për të plotësuar retorikën politike të ditës, për ne punonjësit e Klinikës Infektive dhe mbi të gjitha për ju profesionistë të shëndetësisë, çdo pacient i sëmurë qoftë edhe në format më të rënda ishte një jetë që duhej shpëtuar me çdo kusht.

    Në kontrast të plotë me ju, profesionistët e vërtetë që me punë dhe pa fjalë, me përkushtim dhe pa zhurmë shpëtuat me mijëra jetë, një prej meritave që i njoh në fakt vetes, ndjesë në këtë rast për mungesën e modestisë, është që në mesin e kakofonisë se kush flet shumë pa thënë dhe pa bërë asgjë, ia dola që të mbaj veshët, sytë dhe mendjen të fokusuara vetëm te zëri i pangatërrueshëm i profesionistëve tanë më të mirë.

    Lajmi Paraprak

    Turqi, pritja e gjatë për një vizë gjermane

    Lajmi i rradhës

    Ambientalistët: Liqeni i Ohrit shterret për prodhimin e energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë