Kur e përkujtojmë ditën e lirisë, ne flasim për këtë apo atë ngjarje. Por, gjithnjë e më pak e përkujtojmë Bllacën, vendin e caktuar nga serbët dhe maqedonët për t’i poshtëruar shqiptarët. Aty, në Bllacë, në mënyrë kolektive dhe masive, është poshtëruar njeriu me javë të tëra. Njeriu i shpronësuar nga shtëpia, toka, vendlindja, atdheu … e që është lënë nën qiell të hapur të ballfaqohet me urinë, etjen, të ftoftit, frikën, humbjen e shpresës për jetë … Për njeriun, vdekja ka qenë më e përballueshme se qëndrimi për së gjalli në Bllacë.
Edhe nacistët gjermanë i kanë përzënë hebrenjtë nga shtëpitë e tyre në mënyrë më të dinjitetshme. Mjerimi në Bllacë ka patur pamjen me të cilën serbët dhe maqedonët kanë dëshiruar të thonë:’Ja kush jeni ju. Nuk jeni as njerëz. Ju jeni jonjerëz në duart tona’.
Arsyeja që ne i ikim përkujtimit të kësaj tragjedie është se poshtërimi ka qenë shumë i madh për kapacitetin tonë përballues. Në kujtesën tonë kolektive, Bllaca duhet të jetë përmendorja kryesore. Nuk kemi patur forcë që ta shndërrojmë në ngjarjen tonë kryesore të luftës. Prandaj, i ikim ballafaqimit me poshtërimin.
Për të qenë edhe më keq, një memorje që është ndërtuar, është vandalizuar prore, nga vetë ne. A është kjo që ne vërtetë jemi vandalë apo kujtesa është e rëndë dhe nuk e përballojmë dot? Ndoshta nuk na bënë përshtypje kjo ngjarje dhe pretendojmë se nuk ka ndodhur. Në të tri rastet është e rëndë.
Si lahen pushtetarët tanë?
EDMOND TUPJA Para se të hyj në temë, diç ka më e fortë, më e papërmbajtshme se vetja…