Debatet e stisura që pleksin publikun shqiptar

    Labinot Balaj

    Ka njëfarë rotacioni gati bizar në publikun shqiptar ku (para)servohet një laramani temash koti.

    Ato nuk përfaqësojnë vlera të shtuara debati, por veçse e pleksin ciklikisht publikun në polemika aporike.

    Pas gjithë asaj që ngjau në debatin dyluftues për dhe rreth Sylës versus imamit prizrenas, publikut i rikthehen temat e kahershme si ato për Skënderbeun e për të pasuar tutje edhe me ato për:

    1. “Kombin” kosovar;
    2. Bashkimin Kombëtar;
    3. Nënen Tereze;
    4. Dilemën dihotomike partizan a ballist?;
    5. Nënprodukti i debatit të mësipërm që bëhet temë në vete si kuisling vs nacionalist;
    6. Tema “sipas dëshire”, por që sillen e pështillen rreth neksusit identitar.
    Lajmi Paraprak

    Pediatrit shpjegojnë përse është mirë që fëmija të luajë me ushqimin ndërsa ha

    Lajmi i rradhës

    Anesteziologut “tiktoker” nga Tetova i është refuzuar dy herë njohja e specializimit të kryer në Prishtinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë