Anesteziologut “tiktoker” nga Tetova i është refuzuar dy herë njohja e specializimit të kryer në Prishtinë

    Një komision prej pesë anëtarësh i përbërë nga profesorë eminentë nga Departamenti i Anestezisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodij” në vitin 2014 u tërhoqën dhe refuzuan t’i nostrifikojnë specializimin e Kosovës të mjekut anesteziolog, tiktokerit Dr.Valton Dervishi, i akuzuar për punë të pakujdesshme gjatë punës dhe incizim të paautorizuar. Specializimi, sipas burimeve të SDK në Ministrinë e Shëndetësisë, është nënshkruar në vitin 2015 nga ministri i atëhershëm Nikolla Todorov, përcjell Nistori.

    Dyzet e tre vjeçari Dervishi është në paraburgim prej pesë ditësh, pasi ka postuar në TikTok pacientet në dispenzerin e grave në Spitalin Klinik të Tetovës. Në një sfidë të ashtuquajtur TikTok, ai dialogoi me një tjetër TikToker dhe duke u incizuar, komentoi në mënyrë vulgare pacientet që ishin të hospitalizuar në spital.

    Pasi publikimi shkaktoi bujë të madhe në publik, policia arrestoi anesteziologun. Rastin e denoncoi drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Më 15 prill, me propozim të Prokurorisë dhe gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, Dervishi ka marrë paraburgim tetë ditor.

    Doktori u diplomua në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007, pastaj filloi specializimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, por e ndërpreu dhe vazhdoi specializimin në Prishtinë. Në vitin 2014 ka kërkuar që specializimi i tij të nostrifikohet këtu në Shkup. Komisioni pesë anëtarësh nga Fakulteti i Mjekësisë në UKIM në Shkup është takuar dy herë dhe ka kërkuar dokumente dhe shpjegime shtesë nga kolegët e Fakultetit të Prishtinës. Pasi nuk i ka marrë dokumentet, ata nuk kanë marrë vendim për nostrifikim, e më pas është tërhequr ndër të tjera për shkak të presionit politik të liderëve partiakë.

    Mjekët nga Qendra Klinike e Shkupit me të cilët ka folur SDK, por të cilët nuk janë të autorizuar të japin deklarata zyrtare, thonë se pasi Dervishi filloi specializimin në Klinikat në Shkup, pas një kohe ka humbur gjurmët.

    Kur u kthye nga Prishtina, komisioni për nostrifikimin e specializimit u tërhoq për arsye personale, sepse kishin shumë dyshime se kishte vetëm një nënshkrim në dokumente, po ashtu morën raporte nga media dhe kolegë nga Kosova se ai person mund edhe të të mos ketë kryer specializimin e plotë.

    “Ende nuk e dimë se si e ka firmosur nostrifikimin ministri i Shëndetësisë”, thonë bashkëbiseduesit tanë.

    “Është e tmerrshme, shtojnë ata, se tani i njëjti rast po përsëritet edhe për dhëndrin e tij, mjekët sërish po i nënshtrohen presionit politik, por edhe komisioni nuk pranon të nënshkruajë nostrifikimin e tij për specializim nga Kosova. Tani është një komision i dytë dhe nuk e dimë deri ku është ajo procedurë”, kanë thënë bashkëbiseduesit tanë.

    Sipas bashkëbiseduesve nga Tetova, Dervishi ka qenë i toleruar dhe i mbuluar në Spital për një kohë të gjatë. Ai ishte i punësuar në kohën e drejtorit të mëparshëm të Spitalit të Tetovës, doktor Florin Besimit, i cili dha dorëheqje pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 pacientë.

    Sipas burimeve tona, ai nuk e ka përfshirë as licencën e punës në dokumentet e pranimit në Spitalin e Tetovës.

    Kryetarja e Odës së Mjekëve, Dr. Kalina Grivçeva-Stardelova, tha se prokurori i Gjykatës së Nderit të Odës së Mjekëve ka ngritur aktakuzë kundër Dervishit për heqjen e përkohshme të licencës së punës. Dënimi maksimal është 7 vjet për heqjen e licencës.

    “Një mjek i punësuar në këtë institucion fatkeqësisht ka shfrytëzuar pozitën e tij në institucion dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve dhe dinjitetin e tyre, duke cenuar në këtë mënyrë reputacionin dhe nderin e profesionit tonë mjekësor. Kemi thirrur urgjentisht një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Çështje Etike dhe Juridike. Pas një diskutimi dhe shqyrtimi të hollësishëm të çështjes, Komisioni mori vendim unanim për fillimin e procedurës pranë Gjykatës së Nderit të Dhomës së Mjekësisë. Prokurori i Gjykatës së Nderit, pas shqyrtimit të kërkesës, e pranoi atë dhe i dorëzoi Gjykatës së Nderit të Dhomës aktakuzë ndaj mjekut anesteziolog i cili nuk është më i punësuar në spital, doktor Valton Dervishi, me propozim të Gjykatës së Nderit i vendosin masën e heqjes së përkohshme të licencës për punë, sipas rregulloreve ligjore. Aktakuza për momentin është duke iu dorëzuar mjekut i cili është në paraburgim”, tha Dr. Grivçeva-Stardelova.

    Ajo shtoi se pas skadimit të afateve minimale të parashikuara në procedurë, Gjykata e Nderit do të ulet për të marrë vendim përfundimtar.

    Dr. Grivçeva-Stardelova shprehu dënimin më të ashpër për incidentin dhe, siç tha ajo, në emër të gjithë profesionit u kërkoi falje pacientëve të cilët ishin filmuar pa leje teksa ishin të hospitalizuara në dispenzerin e grave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Debatet e stisura që pleksin publikun shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Gir: Institucionet në RMV kanë punuar shumë pak për të luftuar korrupsionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë