Debatet për përdorimin e gjuhës shqipe në RMV po shkojnë gabim

    Hasan Jashari
    Profesori universitar

    Po shoh se debatet për përdorimin e gjuhës shqipe në RMV po shkojnë gabim. Të gjithë janë kap për nocionin 20%. Po, ai është problem por, për kah rëndësia, është i treti me radhë.

    1. Problemi i parë është se në Kushtetutë gjuha shqipe përdoret vetëm si përkthim, pra njëherë të shkruajsh maqedonisht e pastaj shqip. Pra, e gjithë vëmendja duhet të orientohet që të bëhet ndryshimii këtij formulimi , (покрај македонскиот јазик и кирилското писмо, се и јазикот и писмото на националностите…)
    2. Çështja e dytë është se shqipja lejohet të përdoret vetëm në nivel të vetëqeverisjes lokale- pra në komunat shqiptare edhe aty si përkthim.
    3. Cështja e tretë eshte 20%-shi. Duhet të hiqet kufizimi me përqindje . Ai duhet të zëvendësohet me gjuha shqipe
    4. Pra krejt nenet për përdorimin e gjuhës shqipe duhet ndryshuar e zëvendësuar me një fjali se ‘Gjuha maqedone dhe gjuha shqipe janë zyrtare në Maqedoninë e Veriut’
    5. Duhet të hiqen labirinthet dhe shpjegimet, e që në fakt janë tallje, pa impakt dhe pa përdorshmëri për nevojat e qytetarëve dhe institucioneve. Ata gjoja përcaktojnë përdorimin e janë janë një asgjë; pasi koncepti parësor që theksuam më lartë eshtë i mbapsht.
    Lajmi Paraprak

    Lula i Brazilit rikthehet në pushtet

    Lajmi i rradhës

    Raportohet se sasi rekorde e grurit është nisur nga portet ukrainase

    Lajme tjera

    Pornografi artistike

    FABIAN ZHILLA Pornografia artistike është një formë e fshehur e kurvërisë që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë