Evolucioni i nji enigme

    SAMI REPISHTI

    Anëtarët e Parlamentit (Bundestag) u ngriten në kambë dhe duertrokiten, të prekun nga fryma e ripajtimit që Z. Putin dukej se përfaqsonte në nji qytet si Berlini, që vite të gjata kishte simbolizue ndamjen në mes të Perëndimit dhe botës totalitare sovjetike. Norbert Roettgen, nji deputet i qendrës së djathtë që kryesonte Komitetin për politiken e jashtme të Parlamentit për shumë vjet ishte nji nga ata që u ngritën në kambë. “Putin na bani për vete”, tha ai. “Zani ishte krejt i qetë, në gjermanisht, nji za që përpiqet me bindë për atë që thotë. Na kemi arsye me mendue se aty kishte perspektivë për nji bashkëjetesë”.

    Sot, çdo bashkëjetesë ashtë coptue! Ukraina digjet, e gjakosun nga nji armatë invaduese. Z. Putin dërgoi ushtrinë me konfirmue bindjen e tij se kombësia Ukraine ashtë nji mit. Ma shumë se 3.7 milionë ukrainas janë refugjatë dhe numri i të vdekunëve rritet gjatë nji muej luftimesh; zani vicioz i Z. Putin ashtë transformue në zemrim të nji personi të përçudun që cilëson çdo qytetar rus “fundërrinë e tradhtar”, çdo rus që reziston dhunën e shtrëngimit tij diktatorial.

    Kundërshtarët e tij, “nji kolonë e pestë” që dënohet si e manipulueme nga Perëndimi do të përjetojë nji fat të keq”. Z. Putin u betue këte muej tue shikue planin e tij blitzkrieg në Ukrainë, që dështoi “Nji rus i vërtetë, tha ai, duhet të pështyj kundërshtarët si nji mizë që hynë në gojë aksidentalisht dhe kështu kryen nji purifikim të nevojshëm të shoqënisë….”

    Kështu nuk fliste Kant-i por nji ekzaltuem fashist nacionalist i perziem me nji gjuhë pakuptim të mësueme në rrugt e St. Petersburgut.

    Në mes t ketyne njerëzve të arsyes dhe të nxitjes, në mes të kësaj dyshe në dukje dy persona të ndryshëm, qëndrojnë 22 vjet pushtet dhe pesë presidentë amerikanë.

    Ndërsa Kina ngrihet, dhe Amerika luftoi e humbi përgjithmonë luftën në Irak dhe Afganistan, ndërsa teknologjia lidhi së bashku të gjithë botën, nji enigmë ruse u vendos në Kremlin.

    A ka mundësi që amerikanët dhe aleatët e tyne, me eksese, oportunizëm ose naivite thjesht gjykuen gabimisht Z. Putin qysh në fillim? Å por Z. Putin u trasnformue gjatë kësaj kohe në nji luftënxitës revanshist ashtu si shohim na sot ose për arsye të provokimeve perëndimore të imagjinueme, ankesa në rritje, ose intoksikimin mendjemarrës të nji periudhe të gjatë si ai ‘covid19’ e që prodhoi rregulla ‘të izolueme’?

    Z. Putin ashtë nji enigmë, por ai asht gjithashtu figura ma publike. I pamë nga kjo perspektivë e ‘lodrës’ së tij pa princip në Ukrainë, nji figurë e madhe, e cila bashkon nji person që përfiton nga çdo mundësi e Botës së Perëndimit si nji sulm kundër Rusisë, dhe ndoshta kundër atij vetë. Me rritjen e ankimeve hap mbas hapi, vit mbas viti, dallimet u avulluen. Në fakt, ai u ba shteti vetë, ai u ba vetë Rusia, fatet e të cilëve u shkrinë në nji vizion Messianik për restaurimin e lavdisë imperatoriale.

    Nga hini i Perandorisë. “Per Putinin tentacioni që ushtron Perëndimi ka qenë, mendoj unë, kryesisht prirja që ai të shihte në atë nji instrument për ndërtimin e nji imperatorie te madhe”, deklaronte Condoleeza Rice, ish-Sekretare e Shtetit, e cila takoi atë disa herë gjatë fazës së parë të sundimit tij. Ai ishte gjithherë i preokupuem me 25 milionë rusë që mbeteshin jashtë kufijve të Nanës Rusi për arsye të shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik. Përsëri vazhdimisht ai ngrente këtë problem. Kjo shpjegon përse për atë “…fundi i Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa ma e madhe e shekullit 20”.

    Por, nëse arsyet irredentiste duken qartë së bashku me dyshimet e spiunazhit të Amerikës, z. Putin kishte edhe tjera prioritete. Ai ishte nji shërbyes patriotik i shtetit. Rusia postkomuniste e viteve 1990 nën drejtimin e Boris N.Yeltsin, i pari udhëheqës i zgjedhun lirisht, kishte dështue.

    Në 1993, Yeltsin urdhnoi sulmin ushtarak kundër Parlamentit me nënshtrue nji kryengritje. 147 persona u vranë. Perëndimi u detyrue me ndihmue Rusinë me ndihma humanitare aq shumë ishte damtue ekonomia e Rusisë, aq e hapun ishte vorfënia e madhe sa që pjesë të mëdha industriale u shiten vetëm për nji kangë. Oligarkët linden si klasë. E gjithë kjo për z. Putin ishte nji ferr i vërtetë. Ishte poshtënimi!

    “Ai urrente çdo gja që ngjante në Rusi, e ruente idenë se Perëndimi u desh të ndihmonte”, tregon Christoph Husgen, këshilltari kryediplomat i ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitet 2005- 2017. Manifesti i parë i z. Putin për fushatën presidenciale të vitit 2000 ka qenë i gjithë mbi nevojën me kundërshtue përpjekjet e Perëndimit për transferimin e pushtetit nga duert e shtetit në duert e tregut. “Për Rusët”, shkruente ai, “nji shtet i fortë nuk ashte nji anomali me luftue kundër”. Krejt e kundërta! “Asht burimi dhe garancia e rendit publik, fillestari dhe forca kryesore për çdo ndryshim”.

    Por, z. Putin nuk ashtë Marksist, megjithëse ai ktheu himnin Stalinist kombëtar. Ai kishte deshmue shkatërrimin e nji ekonomie të planifikueme, në Rusi dhe Gjermaninë Lindore, ku shërbeu si agjent i KGB-së në vitet 1985-1990.

    Presidenti i ri Putin do të bashkëpunonte me oligarkët të krijuem nga kaosi, tregu i lirë, kapitalizmi e kronizmi- për sa kohë që ata tregonin nënshtrim absolut. Në rast mosbindje, oligarkët zëvendësoheshin. Nëse kjo ishte demokraci, ajo ishte “demokraci sovrane” nji frazë e përdorun nga strategët e Putinit me theks në “sovran”.

    I formuem në nji shkallë të madhe nga jeta në St. Petërsburg, qytet i ndertuem nga Pjetri i Madh në fillim të shekullit 18 si “nji dritore kah Europa” dhe nga eksperienca fillestare politike në atë qytet që nga viti 1991 si nëpunës në zyrën e kryetarit të bashkisë për tërheqje kapitali të huej për investim, duket se Z. Putin ka qenë i hapun, me kujdes, kah Perëndimi në fillim të sundimit tij.

    Åi zinte me gojë mundësinë e anëtarësimit në NATO të Rusisë në takimin me Presidentin Clinton në vitin 2.000, nji ide që nuk u zhvillue asnji herë. Ai përkrahu nji marrëveshje për anëtarësim në Bashkimin Europian, në 1994. Nji këshillë NATO-Rusi u krijue në 2002. St. Petersburgu rivalizonte me Njeriun Sovjetik.

    Këtu kishte nji balancim delikat, për të cilin Z. Putin, i disiplinuem, ishte i pergatitun. “Ju nuk duhet të humbni kontrollin!”, i tha ai drejtorit të filmave, Oliver Stone, në “Intervista me Putinin”, nji dokumentar i vitit 2017. Nji herë ai përshkroi veten si nji “ekspert i relacioneve njerëzore”. Deputetët gjermanë nuk ishin të vetmit që u gënjyen nga ky njeri me cilësi të palëkundshme dhe qëllime të pamëshirshme të përpunuem nga operativët e spiunazhit.

    “Duhet të mos harroni. Ai vjen nga radhët e KGB-së dhe gënjeshtra ashtë profesioni i tij. Nuk ashte faj”, thotë Sylvia Bermann, ish-ambasadore franceze në Moskë që nga 2017 deri 2020. “Ai ishte si nji pasqyrë, tue iu adaptue figurës që sheh në pasqyrë, dhe në mënyrën që ashtë instruktue”.

    Pak muej para fjalimit të mbajtun në Bundestag, z. Putin, në mënyrë të hapun, fitoi besimin e ish-Presidentit Bush. Mbas takimit të tyne të parë, qershor 2001, Bush tha se pa në sytë e tij dhe fitoi nji sens të shpirtit tij dhe gjeti “nji njeri të sinqertë dhe që meritonte mirëbesim”. Z.Yelsin njëkohësisht e portretizoi z. Putin si nji ndjekës i besueshëm vetëm tri vjet mbas ardhjes në Moskë në 1996.

    “Putin orientohet pikërisht si nji personë para tjetrit”, Michael Khodorskovski pasaniku ma i madh rus para se të shërbejë nji dekade në burg siberian dhe mbasi humbi shoqenine tregtare të tyne me dhunë. Ne nji intervistë në 2010 në Uashington Mr. Khodorskovski më tha. “Nëse kërkoni që ai t’ju dojë, ju do ta doni atë”.

    Ma parë unë kisha pa z. Khodorkovskin në Moskë në tetor 2003, ka qenë pikërisht ditën para arrestimit në apartamentin e tij nga agjentë të armatosun për shpërdorim fondesh. Ai kishte fole me mue në atë kohë rreth ambicieve të tij politike- nji faj i pafalshëm dhe i papranueshem nga z. Putin.

    Ngritja e nji autoritari. Ndërtesa prej druni e presidentit jashtë Moskës ishte e rehatshme, por jo e zbukurueme në vitin 2003. Gusti personal i z.Putin nuk ishte rrite akoma në shkallën e madhnishme. Rojet e sigurimit silleshin për rreth, shikojshin në TV-në herë mbas here robet modele në Milan dhe Paris.

    Z. Putin, më bani të pres për nji kohë të gjatë, si e ka zakon për disa orë. Duket si nji demonstrim i vogël i të mëdhejve, nji e metë e vogël panjerëzilleku që ai do të tregonte edhe me Condoleeza Rice, të ngjashme me prumjen e qenit në takimin me Kancelaren Angela Merkel, kur e dinte se zonja Merkel kishte frikë nga qentë. “Unë e kuptoj pse ai vepron kështu; ai don të provojë se ashtë burrë”, shpjegoi Merkel.

    Kur intervista me tre korrespondentë të “The New York Times” ma ne fund filloi z.Putin ishte i përzemërt, i përqendruem dhe i rehatshëm në detajet e bisedës. “Na qëndrojmë fortësisht në rrugën e zhvillimit të demokracisë dhe të ekonomisë s tregut”, tha ai dhe shtoi: “Nga pikëpamja e mentalitetit dhe kulturës populli i Rusisë ashtë europian”.

    Ai foli për “marrdhanjet e ngushta dhe të mira të administratës Bush me gjithë fushatën në Irak dhe tha: “parimet kryesore të humanizmit”- te drejtat e njeriut, liria e fjalës- mbeten bazike për të gjithë kombet; “Mësimi ma i madh i arsimit, tha ai, “ka qenë respekti për ligjin”.

    Në atë kohë, z.Putin kishte dermue median e pavarun. Kishte ba nji luftëbarbare në shkatërrimin e Grozny-t, kryqytet I Çeçnia-s, dhe emnoizyrtarë të Sigurimit- të njohun si siloviti (njerëz të fortë)- front dhe qendër e qeverisë tij. Shpesh herë ata ishin miq të vjetër nga St. Petersburgu, si Nikolai Petrushev, sot sekretar i këshillit të sigurimit të Z. Putin. Pika e parë e nji oficeri të Sigurimit asht dyshimi.

    Kur u pyet për metodat e tij, presidenti u shqetsue, dhe sugjeroi se Amerika nuk mund të reklamojë nji nivel moral të naltë. “Na kemi nji proverb në Rusi” tha ai. “Nuk duhet kritikue pasqyra nëse ju keni nji hundë të shtrembët”.

    Përshtypja ma e fortë ka qen ajo e nji njeriu të dyzuem mbrapa nji shikimi të patundun. Michael Eltchaninoff, autori francez i librit “Mbrenda mendjes së Vladimir Putin-it” thote se ishte “nji sipërfaqe e zbukurueme me liberalizëm në fjalimet e tij në vitet e para të 2.000, por apeli që kishte ideja e rivendosjes së nji Rusie me pushtet imperial dhe kështu me u hakmarrë kundër idesë së nji Rusie të perceptueme si mbeturinë që Presidenti Obama mund të quente “nji fuqi regjonale”, ka qenë gjithmonë nji nevojë urgjente për Z. Putin.

    I lindun në vitin 1952 në nji qytet që quhej Leningrad, Z. Putin u rrit nen hijen e nji lufte të Sovjetëve kundër Gjermanisë naziste, e njohun si Lufta e Madhe Patriotike për Rusët. Babaj i tij u plagos randë, nji tjetër vëlla ma i rritun, vdiq gjatë 872 ditëve të rrethimit nazist të qytetit, dhe nji gjysh i tij kishte punue si kuzhinier për Stalinin. Sakrificat e shumta të Ushtrisë së Kuqe në disfatën e Nazismit nuk ishin abstrakte, por konkrete mbrenda familjes tij modeste; ashtu si për shumë Rusë të breznisë së tij. Z. Putin mësoi që në moshë të re se, ashtu si e thoshte ai: “I dobti rrahet!”.

    Perëndimi nuk e vlerësoi si duhet forcën e mitit Sovjetik, sakrificat ushtarake dhe revanshizmin tek ai”. Z. Eltchaninoff, gjyshët e të cilin ishin të gjithë rusë, tregon ai, besonin thellësisht se njeriu Rus ash i përgatitun me sakrifikue vehten për nji ide, ndërsa Perëndimort preferojnë suksesin dhe konfortin”. Z. Putin pruni në nji farë mase ndjenjën e atij konforti në Rusi në tetë vjetët e para të presidencës. Ekonomia eci përpara, investimet e huaja u rritën. “Ka qenë ndoshta periudha ma e lumtun në historinë e atij vendi, me nji masë prosperiteti dhe nivel lirie të papamë ndonjëherë në historinë e Rusisë”, thotë Z. Gabuev, bashkëpunëtor i vjetër i Carnegie Moscow Center.

    Z.Gabuev, ashtu si mijëra të tjerë liberalë të Rusisë ka ikë në Istanbul që kur filloi lufta me Ukrainën, dhe shtoi se “ka shumë korrupsion dhe përqendrim pasunie, por gjithashtu mjaft anije që po dalin në sipërfaqe. Dhe mos harroni, në 1990 çdo njeni ka qenë i vorfen si miu në kishe…. Tashti, klasa e mesme ka mundësi me shkue në Vietnam ose në Turqi për vakanca.

    Problemi për z. Putin ka qenë se tue diversifikue ekonominë, sundimi i ligjit ndihmon. Ai ka studjue drejtësinë në Universitetin e St. Petërsburg dhe përsëriste se respekton ligjin. Në fakt, mbajtja e pushtetit u tregue se ishte magneti i tij. Ai kishte neveri për sjelljet legaliste. “Përse duhej që ai të bashkëndante pushtetin kur ai kishte mundësi me jetue me vajgurin, gazin dhe pasuni të tjera natyrore, dhe mjaft shpërndamje me plotsue nevojat e mbajtjes së popullin të lumtun?”, z. Gabuev deklaron. /Panorama/

    * Rreth rrëshqitjes 22-vjeçare të Putin-it nga burrë shteti në diktator të tërbuem Roger COHEN *PARIS.

    Versioni origjinal i këtij shkrimi në anglisht ashtë puna e z. Roger Cohen, me qendër ne Paris, autor, dhe nji nga analistët ma të njohun të botës gazetareske. Përkthimi shqip ashtë nga Sami Repishti, PhD dhe mirënjohja e tij për autorin. Artikulli u botue në gazetën prestigjioze “The New York Times” të datës 27 mars 2022, ff.1e16, të cilën e falënderojmë.

    Lajmi Paraprak

    Tranzicion që vetëm riciklohet

    Lajmi i rradhës

    Ende asnjë provë në Prokurori për disa zyrtarë që kanë punuar kundër arritjes së marrëveshjes me Sofjen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë