Gazetarët – si roje të qeverisë

    Safit Zeqiri / Fotografia:

    Safit Zeqiri

    Një nga problemet që kemi me trajtimin e dezinformimit është se nuk kemi një leksik të përbashkët. Çfarë janë lajmet e rreme për shembull? A është një gënjeshtër e qëllimshme që synon të mashtrojë? A është një gabim i sinqertë? Është propagandë? A është thjesht një e vërtetë e pakëndshme?

    Kjo përkufizohet tradicionalisht si informacion i ri për diçka në interes publik, por ka shumë gjëra që përshtaten, sepse informacioni i ri në interes të publikut mund të shprehet në muzikë, mund të shprehet në poezi, filma, reklama politike me siguri, madje edhe një billboard.

    Por duhet treguar se qëllimi është disiplina e verifikimit që e ndan gazetarinë nga të gjitha pyetjet e lartpërmendura dhe arti. Vetëm gazetaria është e përqendruar në realizimin e duhur, e kjo e bënë atë që të gjithë ne duk duhet besuar gjitha lajmeve nëpër portalet dhe rrjetet sociale, por ndonjëherë as mikut të ngushtë s’duhet t’i besohet edhe aq, apo jo!

    Kjo na bën të domosdoshme të verifikojemë lajmin, të gjejmë burime të tjera të këtij një informacioni të publikuar.

    Kështu do të bënte një gazetar profesional, e jo edhe një “redaktor” i copy-paste dhe reporterëve që nuk kanë njohuri mbi gazetarinë. Detyra e redaktorit të kopjimit është të gjejë vrimat në tregimet e ndryshme, gabimet që janë bërë, të nxjerrë në pah ndonjë pikë qorre që mund të kemi në raportimin e punës së dezinformatorëve.

    Gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në shoqërinë demokratike, ata e shohin veten si roje të qeverisë që mbajnë nën kontroll të fuqishmit dhe na japin ne të tjerëve informacionin që na nevojitet për të marrë vendime për jetën dhe vendin tonë.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata e Luksemburgut: Çdo punonjës ka nevojë për pushim ditor, javor e vjetor

    Lajmi i rradhës

    Bashkëpunimi ndërmjet “Grupit të zjarrit” dhe Lëvizjes Besa | Kasami: Le të formojnë parti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë