Ramadan Ramadani
Sqarimi për hundëmbushtin është serioz ja edhe detajet që e shtjellojnë më poshtë:
1. Nevojë e dyanshme për hyrje-dalje ndërkombëtare; të dyja palët nuk mund të lëvdohen se kanë ndonjë trafik dhe pranim diplomatik kohëve të fundit
2. Është vizitë e kthyerjes pas vizitës së mëparshme të fëmijëvrasësit në Tiranë
3. Por të dyja këto pika nuk e bëjnë të domosdoshëm këtë vizitë të ndodh në këtë momentum shumë të vështirë për të dyja palët, po jo njësoj; hundëmbushti e ka rëndë në nivel kombëtar pse i ndërlidhet me fushatën zgjedhore, kurse fëmijëvrasësit ndërkombetarisht. Pasi nuk ka njeri me mend në krye, e ku më zyrtar, me narko test negativ që do t’i vizitonte këto mu këto ditë. Hundëmbushti më shumë ka dhëne se sa ka marrë me këtë kthim vizite mu në këte ditë edhe për kohën e vizitës e edhe për nivelin;
4. Nuk ka as takim e as pranim nga homologu i vet “kryeministër” kryevrasësi i fëmijëve, i cili më shumë edhe i ngjan me probleme dhe bashkepunëtorë nëpër gjyqe dhe burgje;
5. Vizita është bërë përkundër këtij joproporcionaliteti dhe në kohë jo ujgun, andaj janë krejt ato tentime e mbulime koti me “Shqipëri” dhe “në emër të shqiptarëve”. Shqipëria dhe shqiptarët janë të shfajësuar nga këto llafe ndër ndikim kokaine, pasi edhe kur kanë qenë shumë më të dobët dhe të vogël i kanë strehuar hebrenjtë dhe e kanë njohur Palestinën shtet. Këto fakte historike të qenurit në anën e drejtë dhe të ndershme të historisë nuk zhbëhen me llafe koti dhe të thëna nga frika e përjetimit të fatit personal, eventualisht në zgjedhjet e pas një muaji;
6. Prej krejt përmbajtjeve të mundshme të fjalimit, hundëmbushti zgjedh të flet për Hamasin duke e cilësuar me etiketime absurde dhe groteske si asnjëherë më parë. Fjalë dhe përmendje nga nënvetëdija dhe frika personale se mund t’i ndodh si Hamasit e të mos i certifikohet fitorja e mundshme në zgjedhje të majit ose të fitojë PS-ja, por ky vet të mos e gëzojë duke qenë i burgosur ose në arrati nga SPAK.
Përndryshe Hamasi është një parti politike të cilës nuk ia kanë certifikuar fitoren zgjedhore nga zgjedhjet e fundit, as brenda vendit e as ndërkombëtarisht dhe kjo mund të jetë frika e parë e realizueshme e këtij hundëmbushtit në maj në Shqipëri.
*Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.