INTERVISTË | Çfarë kanë përfituar studentët e UEJL-së me kryetarin e PS-së, Agron Demiri!

    Intervistoi: Donika Bakiu

    NISTORI: Cili është roli juaj në Parlamentin Studentor dhe çfarë përgjegjësie keni?

    Agron Demiri: Roli i kryetarit të Parlamentit Studentor, konkretisht i imi në këtë rast është udhëheqja me të, përfaqësimi i studentëve, mbrojta e të drejtave dhe interesave të studentëve, ballafaqimi me probleme studentore qofshin ato brenda ose jashtë institucionit tonë, plotësimi i kërkesave dhe nevojave të tyre, organizimi i jetës studentore brenda kampusit, themelimi i klubeve studentore dhe më e rëndësishmja ngritja e vetëdijes studentore për t’u përballur me çdo padrejtësi të mundshme.

    NISTORI: A mendoni se Parlamenti Studentor është i rëndësishëm për jetën universitare dhe çfarë ndikimi ka?

    Agron Demiri: Padyshim që po. Bazuar statuteve dhe rregulloreve, Parlamenti Studentor vepron si një organizatë e pavarur brenda UEJL-së, i udhëhequr nga vet studentët, në të gjitha organet Parlamenti Studentor delegon përfaqësues. Te disa organe ex-offico është kryetari dhe vlen të theksohet se PSA ka peshë të madhe dhe çdoherë në koordinim me universitetin sjellim vendime në të mirën e studentëve. Nga ana tjetër është i rëndësishm sa i përket faktit se ne rregullojmë jetën studentore në universitet dhe jemi ata të cilët marrim iniciativa për aktivitete, shëtitje, vizita studentore, panele debati, koncerte dhe gara e aktivitete sportive.

    NISTORI: Në shërbimin tuaj si kryetar, për çfarë jeni më krenar dhe çfarë benefitesh kanë pas studentët nga ju?

    Agron Demiri: Kam arritur të bëj parlamentin të njohur për secilin student, jo thjeshtë të mbetet vetëm parlament i cili posedon zyra dhe udhëheqësi, por dihet për çfarë dhe kë shërben, kam arritur të nxis zërin kritik tek studentët. Me shërbimin tim si kryetar dyert kanë qenë të hapura për të gjithë e për çdo problem, kërkesë apo iniciativë. Gjithashtu me udhëheqjen time nuk ka munguar edhe bashkëpunimi me klubet studentore dhe rritja në numër të klubeve. Nga ana tjetër edhe pse kam udhëhequr në kohën e pandemisë COVID-19, ka qenë gjithmonë në shërbim, duke arritur që me institucionet shëndetërore të bëjmë hapjen e pikës së vaksinimit brenda kampusit tonë. Thënë shkurt e qartë, aty për gjithkënd e për gjithçka në momentin kur e ka kërkuar nevoja.

    NISTORI: Cilat janë aktivitet e deritanishme pas zgjedhjes suaj si kryetar?

    Agron Demiri: Kur jemi tek aktivitetet, lirisht pa modesti mund të them se në udhëheqjen time ka pasur më shumë aktivitete, organizime, debate, trajnime, vizita, takime, memorandume bashkëpunimi se në udhëheqjet paraprake. Nëse do më duhej t’i përmend të gjitha, besoj se do të zgjatem shumë, por do t’i përmend disa prej më të rëndësishmeve: paneli i diskutimit me forumet rinore të partive politike, paneli i diskutimit me Ministren e Arsimit dhe Shkencës, zonja Milla Carovska, promovimin e bursave dhe përkrahjet nga ministria për subvencionimin e studentëve për ushqim, vizitat e ndryshme nëpër institucionet shtetërore, qoftë brenda ose jashtë vendit, siç janë: Kuvendi i RMV-së, Presindenca e vendit, Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria, Ministria e Drejtësisë, takimi me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, vizita në Universitetin e Prishtinës, Gjithashtu, mund të theksoj, shëtitjet e ndryshme në shtetet e Evropës, garat në Ping-pong, vojelboll e Futboll, Natën e filmit, pritjen e studentëve të viteve para me programe të veçanta, aktivitetet e 7 dhe 8 marsit, organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme, aksion për shpërndarjen e maskave dhe dorezave gjatë pandemisë, aksion për dhurimin e gjakut, aksion ekologjik, takime me alumni të suksesshëm, botimin e revistës Euroidea, panele diskutimi dhe aktivitete tjera të shumta.

    NISTORI: Cilët janë planet për në të ardhmen?

    Agron Demiri: Të jem i sinqertë deri sa jam në pozitën e kryetarit të Parlamentit Studentor, nuk do doja të i përgjigjem kësaj pyetjeje, pasi që ende jam në mendim për vendimin final për vetveten. Realisht nuk e dimë se çka na sjell jeta, sepse të them të drejtën nga natyra jam person që gjithmonë e kam dashur drejtësinë e të luftoj për gjithsecilin, pra konkretisht shoqërinë tonë në përgjithsi. Çka mund t’ju garantoj se çfarë do qoftë vendimi im për të ardhmen do ju informoj juve si redaksi me plot seriozitet në punën dhe angazhimin tuaj për informimin e qytetarëve në kohë dhe saktë.

    NISTORI: Mesazhi juaj për sudentët?

    Agron Demiri: Në UEJL, askush nuk është i pari dhe të gjithë jemi të barabartë, kjo duhet të jetë mesazhi kryesor që duhet të dijnë të gjithë studentët, dhe as nuk është një retorikë por mund të numëroj shumë fakte që studentët e rinj do i shohin, di përballen me ato dhe e them publikisht se ky ka qenë edhe një ndër synimet e mia kur kandidova të jem kryetar i Parlametit dhe Asociacionit Studentor në mandatin tim të parë, dhe vazhdon të ngelet po i njëjti. Ajo që është më e nevojshme që duhet potencuar për ju të dashur studentë mundësitë finansiare qe i jep Universiteti ynë, duke filluar nga bursat studentore meritore, mundësitë e punësimut dhe studimit me programin work and study dhe them me plot përgjegjësinë personale se të jesh bursist në UEJL nuk është vetëm një mundësi por edhe status pasi që të mbash statusin bursist në UEJL është diçka që do të mburemi edhe pas përfundimit të studimeve tona. I ftoj të gjithë studentët t’u bashkangjiten aktiviteteve studentore, pasi që në UEJL edhe ndonjë iniciativë individuale që propozohet, ajo merret parasysh, kuptohet kur ajo është në të mirën e të gjithëve në përgjithësi.

    Dhe për në fund: të luftojnë dhe të jenë zëri kritik aty ku është nevoja dhe të kërkojnë gjithnjë për. përmisim të standarteve studentore e atyre rinore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gazetarët në Maqedoninë e Veriut përballen me forma të ndryshme të ngacmimeve online

    Lajmi i rradhës

    Sa janë të informuar qytetarët për sulmet kibernetike?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë