Krizë mbi krizë vetëm për mashtrim

    Safit Zeqiri / Fotografia:

    Safit Zeqiri

    Fundi i një pandemie shkaku i korona virusit i të famshëmit COVID-19, ishte fillimi i krizës globale e me karantinë u arritën qëllimet kryesore për të mbyllur në shtëpi e tyre gjithë popullsinë e Botës kur të duan kreatorët e politikave “Pas perdës”.

    Numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës shkoi aq lartë deri sa u bindën edhe popujt që jetojnë në Amazon e nëpër shkretëtira, se virusi morri shumë jetë, e ata në vend të maskave mbanin lapa për të mbrojtur. Me dy deri tre e pse jo edhe katër sipas moshës në mënyrë diplomatike, “pa dhunë” në njëfarë mënyre obliguan vaksinimin kundër këtij virusi që u bë ankth i përditshëm për njerëzit, pa haruar edhe zbrazjen e marketeve ushqimore duke i lënë raftet e zbarzëta.

    Një retroaktivë e koronavirusit për të ardhur deri te kriza ekonomike edhe më e madhe që trokiti në çdo derë. Për tu habitur ose jo me fillimin e luftës agresore të Rusisë ndaj Ukrainës mbaroi pjesa e parë, si asgjë nuk ndodhi “ska më COVID-19”, hiqni maskat, lëvizni të lirë pa teste e pa vaksina, gjithë kjo për të filluar mashtirimi i dytë.

    Me fillimin e luftës në kontinentin më të vjetër për një natë nëpër media u bë edhe virale në rrjetet sociale shtrenjtimi i hekurit, çelikut, karburanteve, grurit, energjisë elektrike, kjo e fundit edhe paralajmroi dhe filloi krizën energjetike për dimërin 2022/23, sikur se më asgjë nga kjo nuk do të mbetet. Me disa propaganda e sygjerime duhet filluar kursimin e gjithëçkaje por jo edhe rritjen e pagës për qytetarët e rëndomtë. Ashtu bëjnë ata kreatorë të politikave “Pas perdes”, që nuk e dimë kush janë e çka janë, ndërsa si me shkop magjik na ndrojnë anën e mendjen. E si mund të ketë reduktim të resurseve, më saktë pyetja është pse nuk u harxhuan karburantet, energjia elektrike e të tjerat? Apo më mirë është shtrejtim i gjitha sendeve për profiterët në shpinë të popullit!

    Në vendin tonë për shumë herë duam të jemi të parët dhe kështu e filluam një krizë mbi krizë pa asnjë analize paraprake, pa i kushtëzuar deri në një përqindje reale “formuesit” e tregut apo më saktë çmimet. Nejse më mirë është të japësh subvencione kompanive që të kthehet “gurë për grurë”. Një vit i tërë kaloi ditë për ditë duke rritu çmimrt e gjitha produkteve, asasi gjithë kjo të ndalet.

    Paga mesatare padyshim që është rritur por aspak nuk është reale për shportën mujore për një familje katërantarëshe. Tani e dimë që gjitha sendet janë rritur e në vendin tonë jemi të parët për rritjen e çmimeve e jo të fundit për zbritjen e tyre. Muk mbahet mend që të ketë zbritje. Këtë e vërteton edhe fakti i çmimit të bukës këtë javë që u ngri në 33 denarët. Si ta shesin bukën furraxhinjt për këtë çmim, e vaji, sheqeri, kripa e uji mos të ulen.

    Nuk do ta quajmë sukses, sepse për subvencionet që janë dhënë dhe përfitimet që i bënë kompanitë nuk kthehet asgjë më në xhepin e qytetarëve.

    Përsëri sfidoj ekspertët e ekonomisë dhe të financave, të bëjnë një pëmbledhje me subvencionet dhe një analizë për rezultatin e atyrë që kanë shfrytëzuar subvencionet e ndara nga qeveria.

    Nuk është vetëm buka, janë edhe shumë produkte tjera që duhet jo të ngrihen si çmime, por duhet të khthen në çmime rale, sespe sado pak edhe karburanteve e çelikut i është ulur çmimi dhe ende janë në treg. Aspak nuk u reduktuan e nuk humbën, përsëri vozisim me të njëjtën tempo sikur të jetë çmimi i karburanteve si në të kaluarën 40 e 50 denarë, nuk u ndërpre as ndërtimi, çdo dotë shofim themelet e reja të ndërtesave në çdo kënd.

    Ky mashtrim me këtë krizë ekonomike globale do të mbaroj nëse mbaron lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, apo ndoshta për një natë stop luftës me një marveshje kompromisi, që të fillon mashtrimi i rradhës e çfar mund të jetë ai, do mbetet të presim çfarë kanë përgatitur kreatorët e “Pas perdes”.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Asociacionet e Asociacionit

    Lajmi i rradhës

    Ngjarjet e fundit në gjyqësor, shfaqin kalbjen e cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë