Kushtet që duhet t’i plotësojë një hoxhë shqiptar!

    Rilind Dauti

    Rilind Dauti

    Këto janë 20 kushtet (jo finale, por bazike) që duhet t’i plotësojë një hoxhë që të jetë i pranueshëm për kombin e sotëm shqiptar:

    1. Në vend të çallmes ta mbajë plisin,
    2. Shkollimin fetar të mos e ketë kryer në Meke ose Medinë, por në Mirditë,
    3. Të mos e flet asnjë fjalë arabisht, por vetëm shqip (fjalë të huazuara nga italishtja dhe anglishtja janë të pranueshme),
    4. Hutben e xhumasë ta fillojë me salavate për Gjergj Kastriotin,
    5. Tema e hutbes të jetë diçka kombëtare,
    6. Në xhami ta mbajë fotografinë e Nënë Terezës ashtu siç është në institucionet e shtetit sekular,
    7. Të shfrytëzojë retorikë fetare në mënyrë simbolike (si p.sh. “Kibla e shqiptarëve është kah Brukseli”),
    8. Në xhami të organizojë aheng për Vitin e Ri,
    9. Mjekrën ta ketë si Skënderbeu ose Babadimri,
    10. Në vend të Ebu Hanifës ta citojë Gjon Buzukun dhe Pjetër Bogdanin,
    11. Në vend të Ebu Bekrit dhe Hazreti Omerit, të shprehë respekt për Vrana Kontin dhe sahabët tjerë të Skënderbeut,
    12. Të mos shprehë solidarizim me muslimanët e shtypur nëpër botë (përpos kurdëve të shtypur nga Turqia),
    13. Të jep fetva që rakija është hallall përderisa e pin me kararë,
    14. Djemtë shqiptarë t’i inkurajojë të martohen me vajza të zhvirgjëruara para martese nga dikush tjetër,
    15. Të mos e kundërshtojë homoseksualizmin,
    16. Gratë transgjinore t’i pranojë si gra të vërteta (por mos t’ua bëjë obligative shaminë),
    17. Ta pranojë që shamia është simbol i shtypjes dhe prapambeturisë,
    18. Në Xhenetin e muslimanëve t’iu gjejë vend edhe jomuslimanëve,
    19. Ta shpallë haram fyerjen e Skënderbeut dhe figurave tjera kombëtare,
    20. Të jep fetva që nuk është obligative falja e namazit dhe agjërimi i Ramazanit, por mjafton ta kesh zemrën e mirë.

      *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

      Lajmi Paraprak

      Mbamendje është e shkruara!

      Lajmi i rradhës

      1166 raste të dhunës në familje në vitin 2023

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë