“Levica” është mirë të jetë në pushtet që opinioni ta kuptojë se qëndrimet e tyre janë boshe

    Blendi Hodai

    E Majta (apo Levica) nuk mund të jetë faktor që Maqedonia e Veriut të tërheq njohjen e Kosovës, e aq më pak të bllokojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian apo të del nga ombrella e NATO-së. Jo veç për faktin se ky subjekt ka vetëm dy deputet, por që të flasësh nga vendi i opozitës dhe pozitës ka dallim esencial.

    Në shtetet fqinje ka sa të duash shembuj të partive politike fashiste e që kanë arritur në pushtet me kësisoj premtimesh dhe më pas as që kanë mundur t’i parashtrojnë si kërkesa konkrete në programin qeverisës.

    Levica, për opinionin tim është një subjekt populist dhe destruktiv që nëpërmjet thirrjeve nacionaliste mobilizon masën për të arritur në pushtet dhe për të shtuar elektoratin e vet zgjedhor.

    Kështu që sa më shpejt këta të vijnë në pushtet, edhe masa fashiste do ta kuptojë që qëndrimet e tyre janë vetëm fjalë boshe. Arsye që më bën të besojë për pushtet jo të shëndosh aty ku është Levica! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon pa vaksinë kundër HPV

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoninë perëndimore të Veriut

    Lajme tjera

    Pacientja serbe

    MIMOZA DAJÇI Të punuarit në spital të jep mundësi të jesh në kontakt me individë të ndryshëm, amerikanë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë