Ligji për barazi gjinore! Dje në Shqipëri, nesër te ne

    Qufli Osmani
    Profesor universitar

    Në vend që të fiksohemi dhe frikësohemi se “modernizmi” sfidon familjen, te fëmijët sjell çrregullim identitar gjinor… duhet t’i pëveshim krahët dhe të bëjmë atë që “varet prej nesh”.

    Betejën nga kërkimi që ligjvënësit të mos i votojnë ligjet transgjinore, për njohjen e identiteteve të reja gjinore, etj. duhet spostuar në rrafshin e familjes dhe të edukimit të fëmijëve, kultivimit të identitetit gjinor “biologjik” kundrejt atij “artificial”. Nëse i edukojmë fëmijët në frymën e familjes së shëndoshë, në frymën “tradicionale shqiptare” ku identiteti gjinor “den baba den” është fituar me “përkatësi” me lindje dhe asnjëherë me “zgjedhje” “ma merr mendja se jam M e jo F”.

    Kësisoj, fëmijët nuk do të kenë dilema, krizë identitare gjinore… dhe ne nuk do kemi pse të “friksohemi” Për fenomene të ndryshme të krijojm opinione para dhe jo postfestum si me ligjin në fjalë. Më duhët të them se, në disa rraste, nocioni “shpirti kritik” m’është bërë nocion i bezdishëm nga shoqëria e cila çdo herë pretë “mendim kritik nga Intelektualët” dhe nuk sendërton një mendim dhe qëndrim personal. Vetëm shoqëria me individë me mendim kritikë mbetet shoqëri autoktone.

    Çfarë, pretendon moderniteti mbi barazinë gjinore? Zhdukjen e nocioneve: grua-burrë, shqiptarë-shqiptare, gjyshe -gjyshë, nxënës-nxënëse, doktor-doktoreshë… Opinioni im nuk u drejtohet “lajmëtarëve modernstë” respektoj mendimin dhe kulturën ndryshe nga ejona, siç ndoshta tingëllon, por sulmon vetë “vendorët”, të cilët mbesin të dobët dhe lehtë të manipulueshëm ndaj çdo fraze apo gënjeshtëre që dëgjojn nga “qarqe open socio-iste”. Kësisoj, përmes ligjeve të shpejta bëjnë që të rrinjtë të hrrojn ta njohim dhe respektojm kodin kulturor, traditat, kodin e vërtetë të qenies tonë. Ata nuk i kanë fajet, por në fakt jemi ne ata të cilët u’a dorëzim fatin këtyre individëve.

    Problemi qëndron te ne dhe vetëm te ne…. te këta “aktorë” që mendojnë, po thuan dhe imitojn “regjisorët” e tyre. Mjafton të mendojmë se si identitetin tonë shekullor, arritëm t’ua lëmë në dorë “regjisorëve” të cilët modernitetin përdorin si “kalë trojan” dhe arrinë të na e shesin atë për një “identitet modern“. Betejën post festum “si moralizues FB” ta zhvillojm “para” stuhisë.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikojnë në humor problemet me zorrët

    Lajmi i rradhës

    VLEN: Bekim Sali do të jetë zëvendës kryeministër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë