Maqedonia e Veriut ka një shans në vitin 2023

    Safit Zeqiri

    Numerologjia është shkenca e numrave dhe nuk ka ndikim me titullin, jo se duhet t’i besosh numrave edhe pse vetëm matematika “nuk gënjen” sigurisht që 2 plus 2 është 4, gjë që nuk ndodh në politikë.

    Ndryshimet në vendin tonë janë të buta për qytetarët që prisnin më shumë se sa është realizuar deri më tani për pesë vitet e fundit të qeverisjes së udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Gjithashtu, kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme ishin vetëm politikë ditore, që të mbahet një konferencë për shtyp dhe të shtohen disa minuta në lajmet e përditshme dhe kështu kaloi viti 2022.

    Në kohë krize fokusi është kryesisht te rritja e çmimeve, rritja e papunësisë dhe rritja e varfërisë dhe pabarazisë sociale. Norma vjetore e inflacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në nëntor 2022 ishte 19,5 për qind, sipas Bankës Botërore, dhe vetëm disa rënie të vogla të pavërejtura të çmimeve në tregje në dhjetor 2022, inflacioni ra në 14,2 për qind.

    Zgjidhja mbetet tek e njohura për të gjithë ne “Do të jetë!”, dhe deri atëherë mbetet vetëm një fjali teknike për t’i shmangur temës. Është e rëndësishme që institucionet qeveritare të marrin masa specifike për të mbështetur kategoritë më të rrezikuara në përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike, sepse në këtë mënyrë do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të shëndetit mendor.

    Të jemi të qartë për shëndetin mendor, pasi shëndeti i mirë mendor është pjesë përbërëse e shëndetit dhe gjendjes së çdo individi, pasojat e kësaj gjendje mund të prekin një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve, me ndikim më të madh tek grupet më të cenueshme. Natyrisht, shkaku kryesor i krizës ekonomike botërore është pushtimi rus i Ukrainës, i cili po vazhdon prej gati një viti, duke shkaktuar rritje të çmimeve dhe produkteve bazë. Në kohë krizash ekonomike, pasiguria për të ardhmen, humbja e të ardhurave, pamundësia për të pag kryesore që konsiderohen se kanë pasoja të rënda në shëndetin dhe gjendjen e përgjithshme mendore.

    Për këtë arsye, është vërtetuar se krizat ekonomike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor nga disa aspekte, veçanërisht duke rritur faktorët e rrezikut, si rreziku i humbjes së vendit të punës, ulja e pagave.

    Ky vit është një sfidë e madhe për partitë në pushtet, sepse vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta parlamentare, nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme, sigurisht që do të jenë të parat e rregullta pas shumë zgjedhjeve të mbajtura çdo vit tjetër ose çdo dy vit, të cilat vetëm blenë kohë dhe nuk pati asnjë zgjidhje po vetëm se e drejtuan aty ku e lan para pak vitesh ato zgjedhje.

    Sfida është që duhet të përballen me krizën ekonomike në vend, më e rëndësishmja është fillimisht rritja e pagave për të arritur deri diku mbushjen e shportës mesatare, pastaj parandalimin e paralajmëruar të korrupsionit në të gjitha fushat, duke filluar nga gjyqësori, shëndetësia dhe arsimi. Kështu do të realizohet premtimi nga fushata parazgjedhore me të cilën fituan besimin e votuesve.

    Sfidë tjetër është që të vendosen të gjithë mekanizmat e mundshëm në politikën e brendshme dhe të jashtme për hapjen e mëtejshme të çështjeve për hyrje sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

    Në këtë krizë të rëndë ekonomike, një vend si i yni duhet të përballet me krizën për të arritur progres në uljen e inflacionit dhe për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët.

    Duke qenë se tani jemi anëtare të NATO-s, kemi një datë për negociata me Bashkimin Evropian, por nuk kemi asnjë standard jetese për ne që kemi mbetur pa mbyllur çantat e gatshme dhe për t’i lënë shtëpitë tona.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    “Tetova Transport” milona denarë në humbje, komuna ia zgjatë dorën (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet e pasura me grupin e vitaminave B – vlerat në shëndet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë