“Tetova Transport” milona denarë në humbje, komuna ia zgjatë dorën (Video)

    Sot në seancën në seancën 8-të me radhë të Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës u miratua subvencioni prej katër milionë denarësh për NP “Tetova Transport”, për shkak se ndërmarrja punon në humbje dhe nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet. Kjo ndërmarrje asessi të funksionojë pa ndihmën e komunës, për shkak se kjo është hera e dytë që ndërmarrja ndihmohet nga ana e komunës, raporton Nistori.

    Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ndërmarrja ka nevojë për katër milionë denarë për të përmbyllur të gjitha shpenzimet që i ka bërë në vitin 2022.

    “Ndërmarrjes i mungojnë apo ka nevojë edhe për 4 milionë denarë për t’i përmbyllur të gjitha shpenzimet që ndërmarrja i ka bë në vitin 2022. Dhe në bazë të parashikimeve dhe programit që e ka paraparë, për vitin 2023 vetëm do të duhet të përcaktojmë standardin. Ndërmarrja në nivel vjetor do të ketë nevojë për subvencionim diku 18 milionë denarë.”, tha Bilall Kasami para medias.

    Ndryshe, kryetari i Këshillit të Komunës, Besar Durmishi deklaroi se, në shkurt do të bëhet një rregullore ku do të subvencionohet ndërmarrja, njëjtë siç ka vepruar Bashkia e Shkupit.

    Këshilltarët opozitarë kritikuan dhe kishin vërejtje se në këtë ndërmarrje nuk menaxhohet siç duhet.

    Këshilltari nga PDSh, Visar Palloshi theksoi se nëse vazhdohet që ndërmarrja të del me humbje propozoi që kjo ndërmarrje të shuhet dhe të funksionojë si sektor i komunës.

    Këshilltari nga BDI, Liridon Disha theksoi se komuna po funksionon vetëm për mbulimin e borxheve dhe të keqmenaxhimit të ndërmarrjeve komunale dhe nëse nuk mund ta menaxhojnë këtë ndërmarrje të japin dorëheqje dhe të ketë drejtor tjetër.

    Herën e parë, Komuna i dhuroi donacion tre milionë denarë ndërmarrjes së transportit publik për mbulimin e harxhimeve, pavarësisht se në tetor të vitit 2022, drejtori i ndërmarrjes Rafis Mejdia kishte deklaruar se këto mjete do të jenë të mjaftueshme që të përfundojnë vitin, por po ndodh e kundërta.

    Borxhi i ndërmarrjes publike “Tetova Transport”, pothuajse nuk është zvogëluar aspak, për dallim prej ndërmarrjeve tjera siç është parkingu i qytetit dhe Ndërmarrja Publike që kanë shënuar zvogëlim të borxhit. /Nistori/

     

    Lajmi Paraprak

    Rikthehet diplomati bullgar në detyrën e tij diplomatike në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut ka një shans në vitin 2023

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë