Një magaloman nën hijen e Albin Kurtit

    Nezir H. Kraki
    Profesor universitar në Francë

    Sa herë dështon një sulm apo dashakeqësi ndaj Kosovës jemi miliona që gëzohemi, sepse jemi miliona që e kemi pritë e shpresu këtë Kosovë. Por unë e përjetoj njëfarë ekstaze gati orgazmike sa herë vërtetohet se prapa sulmeve dhe dashakeqësive të dështuara gjenden shqipfolës me programe antishqiptare.

    Tash po ju lë ta imagjinoni serinë e ekstazave që e kam përjetuar këto kohë sa herë kanë dështuar idetë dhe sulmet e Edi Ramës si kryesulmues i Kosovës. Dhe ajo që më impresionon mua është insistimi i tij dhe zelli me të cilin ai e kryen misionin sabotues ndaj Kosovës. Ai inisiston, sepse, si megaloman që është, dështimet i duken të vogla dhe krejt politikanët tjerë shqiptarë i duken ose të paaftë ose retrogradë.

    Prandaj ky më shumë e ka me personat sesa me proceset. Më shumë është kundër Albinit sesa kundër Kosovë.

    Prandaj edhe nëse Serbia e pranon pavaresinë e Kosovës, Edi Rama nuk do ta ndalë luftën e tij kundër Albin Kurtit.

    A e dini pse?

    Sepse me Albinin, Rama e ka kuptuar që pjesa e mbetur e karrierës së tij politike tash e tutje do bëhet nën hije. Nën hijen e Albin Kurtit. E kjo, për një megaloman si Rama, është totalisht e papranueshme. Kjo e ka shtyer atë që të vetangazhohet si lobues i Serbisë në samite e takime tjera me europianë e amerikanë me qëllimin që të izolohet Albini «nacionalist» dhe të dalë nga hija Rama «pajtues popujsh». Duke vepruar me këtë qasje dhe duke synuar dëmtimin e Albin Kurtit, Edi Rama ka vite që me çdo ide dhe veprim rreshtohet kunder Kosovës.

    Edhe dje në konferencen për shtyp me presidentin francez nuk arriti të permbahej, as ta fshehte urrejtjen tashmë patologjile që ka ndaj Albin Kurtit, sepse kur u përmenden vizat, ai veç e dyfishoi presionin ndaj Kosovës duke i thënë edhe Francës se fajtore për ngecjen e procesit të dialogut ishte Kosova. Sepse, për Edi Ramën, fajtore do jetë gjithmonë Kosova, përderisa Serbia që sulmoi me terror Kosovën dhe Vuçiqi që u rikthye në krahet e Putinit duhet të kursehen.

    Në pritje të një sulmi të ri, dmth dështimi të ri.

    ***
    Megalomania: sjellje patologjike që karakterizohet me deshirë të tepruar për lavdi dhe për fuqi. Ndryshe quhet edhe çmenduri e madheshtisë.

    Lajmi Paraprak

    Panairi i Librit në Frankfurt – vend mik Sllovenia

    Lajmi i rradhës

    Komisioni Europian propozon forcimin e mekanizmave për pezullimin e vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë