Njerëz me ndikim në shoqërinë shqiptare ia mësyejnë Haxhit

    Tonin Bardhi

    Edhe pse të rinj në moshë, këtë vit, rrugës së pelegrinazhit, ia mësynë shumë intelektual me ze të trojeve shqiptare. Në mesin e atyre që këtë vit realizuan njërin nga pesë kushtet e fesë myslimane, në fotografi shfaqen edhe Arbër Hajdari i fondacionit Fundjavë Ndryshe, krah të cilit, shihet edhe kardiologu më me zë i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Valon Asani, i cili përveç që është një profesionist i përkushtuar në kardiologji intervente, ai njihet edhe si humanist i madh i trojeve tona.

    Përveç Hasanit dhe Hajdarit, në foto e publikuara në rrjetet sociale, duket edhe Seladin Xhezairi, një gazetar në pension, ose ndryshe, një opinionit i cili jo rrallë din të godasë gjarprin në kokë.

    Por, përse, në moshë kaq të re, Hasani dhe Hajdari zgjodhën për kryejnë kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, i cili dihet mirëfilli se ka kushte të duhura që pas kryerjes së këtij pelegrinazhi duhet të mbahen. Asani në këtë pyetje është përgjigjur se, e gjitha që duhet bërë pas kthimit nga Haxhi është ajo njerëzorja që ai dhe miku i tij Hajdari dhe Xhezairi, kanë bërë gjithë karrierës.

    Interesant është fakti se viteve të fundit, kushtin e kryerjes së Haxhit, personalitete me famë në gjithë shqiptarinë zgjedhin ta kryejnë në moshe fare të re, që më parë nuk ka qenë zakon…

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski u thotë “jo” kërkesave të reja nga Bullgaria

    Lajmi i rradhës

    Cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

    Lajme tjera

    Identiteti ynë kulturor

    Justinian Topulli Në emisionin “Të paekspozuarit” tek MCN TV, ku morëm pjesë për çështjen e gylenistëve, drejtuesi i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë