Pagëzimi i djallit me naftën e Shpiragut!

    LISANDËR HOXHA

    Prej disa ditësh, në merka ton mediatike po shitet një lajm si të ishte zbulimi i rrotës. Paska naftë në Shpirag! Ky lajm, i cili dihej prej dekadash, po sponsorizohet në vendin tonë sikur na erdhi shpëtimi! Në fakt, këtë e thotë njeriu që nuk bëri asgjë për punëtorët e naftës në ish-uzinat e Ballshit. E thotë Kryeministri i një vendi, në të cilin nafta shitej me bord më shtrenjtë se në Kosovë, e cila importonte naftë nga Shqipëria. Pra, lajmi se Shpiragu do na pasurojë të gjithëve është një fabul e Ramës, e cila duhet kuptuar ashtu siç është realiteti ynë. Naftë dhe gaz ka plot Shqipëria, por në asnjë rast të ardhurat prej tyre nuk kanë hyrë në buxhetin e qytetarëve të vendit.

    Përkundrazi, e kemi tregun e hidrokarbureve një monopol korruptiv, i cili fillon dhe mbaron me Edi Ramën.

    Po atëherë, përse po sponsorizohet ky lajm edhe jashtë vendit? Me naftën Rama po kërkon të negociojë të ardhmen e tij te partnerët. Ai po përpiqet të purifikojë figurën e tij të nxirë nga korrupsioni me një pus të ri nafte në Shpirag.

    Ai mendon se përmes joshjes së bizneseve në USA do të blejë mosveprimin e institucioneve të drejtësisë kundrejt Rilindjes.

    Kjo është përpjekja dëshpëruese e Ramës, e cila jo vetëm që nuk do të japë rezultat, por do e përshpejtojë më keq fundin e tij. Edi Rilindja nuk pagëzon dot veten me naftën e Shpiragut.

    Qeverinë nuk e lan dot asgjë nga mëkatet e tmerrshme të 10 viteve korrupsion, genocid ekonomomik që iu bënë shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtetit ligjor.

    Fundi i Rilindjes është i pashmangshëm dhe i panegociueshëm.

    Kemi nevojë për një elitë të re të përgjegjshme që ta nxjerrë vendin nga bataku 30-vjeçar i kusarokracisë.

    Të gjithë bashkë do ia dalim! /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    ‘Fëmijëri e vjedhur’ | Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Keqtrajtimi i shqiptarëve në Serbi për arsye etnike është shkelje e rëndë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe albanofobi e tmerrshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë