Politikanët tanë vetëm gënjeshtra, rrena e dokrra

    ARTAN FUGA 

    Nga ‘90 e këtej, na prem tuan se do të jemi pjesë e Evropës, gënjeshtër, se do  të kemi një shqiptar të shkolluar dhe kulturuar, rrenë se do të jemi një shoqëri me individë të lulëzuar ekonomikisht, me pronë të njohur, me iniciativë të lirë, dokrra, se do të jemi të barabartë para ligjit, hahaha, tallje e denjë për komikë, se do të zgjedhim vetë liderët, pushtetarët, udhëheqësit që do të ndryshohen sipas vullnetit popullor, mashtrim i hidhët, se administrata dhe drejtësia do të jenë të pavarura nga politika, shiheni me sy çfarë manipulimi, se do të bashkoheshin trojet, çfarë deliri na futën në kokë, se qytetari do të informohej nga mediat e lira, na helmojnë me propagandë.

    A nuk ka ardhur koha të mendojmë se përse na kanë rrejtur, përse i hamë këto rrena?

    A nuk është çasti i madh të mos besojmë?

    Nuk ka ardhur momenti të kërkojmë të drejtën për të mos u besuar?! Nuk ka ardhur momenti, të kërkojmë jo ëndrra në diell, as t’i besojmë atyre që na serviren, por të kërkojmë të drejtën tonë për të ushtruar kompetencën e kritikës, të kërkojmë vetëm një gjë:

    Na lini të drejtën e mosbesimit te ju! Të fitojmë të drejtën e të mos qenit të vetëmashtruar?

    Kundër utopive të realizuara nga heronjtë apo nga turmat, aq e rrënjosur në atë që u quajt ADN e shqiptarit, dhe të kërkojmë të drejtën e dhënies me kontratë të anulueshme në çdo çast nga qytetari për pushtetarë të dobët, jo prijës, jo utopistë, por thjesht shërbëtorë që t’i heqim kur duam? /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Berisha

    Lajmi i rradhës

    Trajtimi i hershëm i autizmit përmirëson sferën sociale të fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë