Presidenti Begaj, goxha përtej sinorit socialist

    EDUARD ZALOSHNJA

    Sali Berisha deklaroi dje se zgjedhja e Bajram Begajt në postin e Presidentit të Republikës vulosi monizmin në Shqipëri. Por duket se nuk është i të njëjtit mendim Ilir Meta, i cili po dje zhvilloi një takim miqësor me pasardhësin e tij duke e uruar për suksese në detyrën e lartë, në interest ë vendit dhe qytetarëve.

    Kjo dikotomi qendrimesh mes Berishës dhe Metës reflektohet edhe në një sondazh që publikova pas zgjedhjes së Begajt president nga Kuvendi i Shqipërisë (të anketuarit u kontaktuan krejt rastësisht, duke e dërguar linkun e pyetësorit me SMS në të gjithë territorin e vendit). Kështu, 75% e të anketuarve që kishin votuar vjet për PD-AN nuk ishin dakord me zgjedhjen e Begajt president. Nga ana tjetër vetëm 29% e të anketuarve që kishin votuar vjet për LSI-në nuk ishin dakord me zgjedhjen e Begajt president.

    Po si është panorama e gjerë e përkrahjes ndaj zgjedhjes së Begajt president?

    Vetëm 2/3 ndër të anketuarit që ishin dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt President të Republikës, vjet kishin votuar për dy partitë e mazhorancës (PS e PSD). Pjesa tjetër kishin votur për LSI, PD-AN, ose nuk kishin votuar fare (shihni grafikun më poshtë). /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    “Një mendim vetëtimthi”

    Lajmi i rradhës

    Lewandowski në shënjestër të PSG-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë