Lewandowski në shënjestër të PSG-së

    Telenovela e Robert Lewandowskit po hyn në një kapitull të ri nga e shtuna me  PSG që i është bashkuar garës me Barcelonën për lojtarin polak.

    Pasi kanë arritur të mbajnë Kylian Mbappen, kampionët francezë tani po kërkojnë të prishin planet e transferimeve verore të Barcelonës, duke përfituar nga dëshira e Lewandowskit që të largohet nga Bavaria.

    Siç shkruan L’Equipe, PSG beson se ai do të ishte një kandidat i madh për të përforcuar sulmin e tyre, megjithëse gazeta e bën të qartë se transferimi do të ishte një proces i komplikuar.

    PSG, sipas gazetës, beson se ardhja e sulmuesit do t’i shtonte vlerën skuadrës dhe beson se ai mund të jetë një plotësues i madh për treshen e sulmit Messi-Mbappe-Neymar.

    Përveç kësaj, ata do të sillnin një lojtar me një aftësi të madhe për të shënuar gola.

    Megjithatë, dihet se Barcelona po shtyn fort për sulmuesin dhe ata nuk e kanë fshehur interesimin dhe se polaku është objektivi kryesor i tyre për këtë verë.

    Veç kësaj, lojtari ka insistuar prej shumë javësh se koha e tij në Bayern i ka ardhur fundi.

    Lajmi Paraprak

    Presidenti Begaj, goxha përtej sinorit socialist

    Lajmi i rradhës

    “Shkencëtar” për pesë aspra | Si ka degjeneruar kërkimi shkencor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë