PUNËSIMI INSTITUCIONAL DËMTON ZEMRËN

    Amet Ameti

    “Largimi nga bujqësia, blegtoria, zanatet, tregtia dhe punësimi nëpër institucione kanë sjellë dëmin ma të madh në lidhjet shoqërore dhe ekonomike”

    a).Dëmi shoqëror: “Nuk janë tolerant (human) pasi nuk janë të varur nga njëri-tjetri.”
    (Drejtohen nëpër banka dhe jo në shoqëri apo familje).
    b).Dëmi ekonomik: “Duke pasur të ardhura të garantuara për një vit apo deri në pension, me vendime dhe kontrata pune, nuk e kanë fare problem si jeton popullata (punëtorët e krahut), apo për çmimet dhe hallet në të ardhurat e shoqërisë!

    Fare nuk mërzitet nëse e nënçmon dikë apo e ofendon, sepse rrogën e ka të garantuar nga instutucioni, pasi që nuk varet nga tregtia dhe të friksohet se po humb si klient (myshteri) dhe pakësohen të ardhurat apo mbyllet biznesi. P.sh. Nuk kanë aspak problem, a do të shitet malli apo jo, a do të ketë prodhim toka apo jo, a do të ketë shtim të bagëtive apo jo. Kjo vdes ndjenjat e mëshirës dhe humanizmin në shoqëri.

    T’i themi shkurt: nuk kanë aspak ndjenja humanizmi, fare nuk kanë dertin si jeton shoqëria, por çdo ditë duan t’i dënojnë me lloj-lloj dënimesh për të përfituar nga masa më e madhe tatimdhënëse, pasi që ata jetojnë nga tatimet e popullit dhe nuk e dinë fare si fitohet buka këto ditë të vështira. Kjo ka bërë të jenë të pamëshirshëm ndaj shoqërisë, pasi që s’kanë aspak njohuri rreth sprovës që nuk përmenden fare as nga mediat as nga udhëheqësit tanë, madje edhe hoxhallarët nuk flasin pasi që edhe ata (një pjesë e tyre fitojnë të ardhura të gatshme nga xhemati), nuk janë lodhur duke punar punë krahu siç janë: muratorët, mjeshtrit, tregtarët, kamarierët për një pagë minimale.

    Nëse këta vëtëm një ditë dalin në acarë punojnë punë krahu, siç janë: mjeshtrit, muratorët, bujqët (çobanët), punëtorët me hekur, atëherë do të kishin menduar ndryshe dhe do ishin të mëshirshëm dhe do të këkonin falje para se ta takojnë Zotin e tyre.

    Mjeku i pa mëshirshëm ndaj pacientit!
    Polici ndaj njeriut!
    Udhëheqësi ndaj popullit!
    Imami ndaj xhematit!
    Prindëri ndaj fëmijës!
    Fëmija ndaj prindërit!
    Vëllai ndaj vëllait!

    Administratorët, ndaj qytetarëve, sidomos këta të fundit që kryekëput i paguan populli për të na shërbyer neve si shoqëri nëpër administrata (ndërsa këta janë shumë të pasjllshëm dhe pakujdeshëm ndaj popullatës).

    O Zot, lësho mëshirë te këta njerëz, sepse janë duke e trashur zullumin vëtëm për një punësim instuticional. (Pagë mujore) Amin! Madje edhe nëpër kafene apo mbledhje shoqërore tërë kohën flasin për drejtësi, rregulla, inetelegjencë dhe harrojnë se Zoti thotë: “Mua më shumë më friksohen ata që dijnë (Dijetarët)”. Vallë si mund këta njerëz kaq shumë të shkolluar, mos i frikësohen aspak Zotit! Mos vallë është në pyetje besimi i tyre (imani) apo diplomimi fallso!?

    Ndoshta nuk mund të sqarohem mirë, por ata që janë të sinqertë do ta kuptojnë pamëdyshje, sepse e kam shkruar me sinqertitet. Nga zemra n’zemër.

    Lajmi Paraprak

    Më shumë se 40 milionë euro shkuan huq

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Agresioni rus nuk kufizohet vetëm në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë