Sa fetarë janë tiranasit?

    Eduard Zaloshnja

    Nga një anketim rreth besimeve fetare në kryeqendrën e vendit, që e zhvillova para ca kohësh me anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë(me kuota përpjestimore demografike e gjeografike për secilën nga 24 njësitë administrative brenda katërkëndëshit Krrabë-Shëngjergj-Zall Herr-Ndroq), më rezultoi se besimi fetar në popullsinë e rritur tiranase ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1.

    Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë është plus/minus 3.1 pikë përqindje (për besimet e tjera marzhi është më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij).

    Por, sa të devotshëm janë tiranasit ndaj besimit të tyre fetar? Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim duke kryqëzuar pyetjen paraardhëse me përgjigjet e pyetjes tjetër në anketim: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”. Përgjgjet e të anketuarve (Tabela 2) tregojnë që më shumë se gjysma e “besimtarëve” të vetëdeklaruar nuk ndjekin ose rrallë ndjekin shërbime/ceremoni fetare.

    Lajmi Paraprak

    “Plak budalla”

    Lajmi i rradhës

    Shpërthim i ri i një virusi të vjetër: Sa i lartë është rreziku pandemik?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë