Shkronja Y

    Donika Bakiu

    Në konsultim me disa anëtarë të Klubit të Librit-Tetovë, u pajtuam dhe nisëm një iniciativë gjatë kohës së karantinës.Për çdo ditë (36 ditë, sa ka shkronja alfabeti) njëri prej nesh shkruante një fjalë me një shkronjë. Më pastaj personat e tjerë anëtarë sfidohen që të gjejnë fjalë të tjera me të njëjtën shkronjë dhe t’i shkruajnë në koment. Njëkohësisht jepen edhe më tepër sqarime rreth saj. E kemi bërë çdo ditë, një natë ishte radha e shkronjës “Y”.

    Zanoret janë tinguj me zë që artikulohen në hapësirën e gojës pa hasur asnjë pengesë. Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:të hapura: a–gjysmë të mbyllura: ë, e, o–të mbyllura:i, y, u.

    Y I1. Një nga zanoret e gjuhës shqipe dhe shkronja e tridhjetekatër e alfabetit të saj, e cila shënon këtë zanore. Zanorja y. Tingulli y. Shkronja y.

    1. si em. f. Zanorja dhe shkronja y. Y-ja nistore. Y-ja e vogël (e madhe).

    Y-ja e dorës (e shtypit).

    AREALI NR. 6 – Në lindje të arealit të 5-të shtrihet një areal tjetër (areali nr. 6), ku përfshihen të folmet e zonës së Peshkopisë, të Lumës, të Dibrës, Kërçovës, Prilepit, Gostivarit, Tetovës, Shkupit e Kumanovës dhe të disa fshatrave jugorë të Kosovës, ata që ndodhen në jug të Kaçanikut. Ky areal ka inventarin më të vogël ndërmjet të folmeve të gegërishtes, aty nuk ekzistojnë fonemat y, y:, ŷ, inventari gjithsej ka 14 fonema zanore: 5 gojore të shkurtra, 5 gojore të gjata dhe 4 hundore.

    Në moment më dolën para syve e mu kujtuan shumë gabime në të folur e në të shkruar!
    Sa njerëz nuk e përdorin aspak këtë shkronjë?! “ Ndrishim-ndryshim, të hirat-të hyrat, indirnat-yndyrnat, di-dy etj”. E tmerrshme apo jo?! Edhe më shumë më lënë pa fjalë disa intelektualë e njerëz në pozita!

    Duan të jenë në poste e pozita kurse nga ana tjetër nuk flasin e shkruajnë si duhet. Shkronja “Y” është “y” jo “I”! Edhe nëse nuk ekziston në të folur, në arealin e gjashtë gjuha standarde duhet të flitet e shkrhet si duhet.

    Lajmi Paraprak

    Viti i parë bashkë me fëmijën | Gjithçka që duhet të prisni prej tij

    Lajmi i rradhës

    9 këshillat që një nënë e re duhet të injorojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë