SI I’A DOLËM

    Amet Ameti

    Si ia dolëm ne si komb shqiptarë mes gjithë atyre luftërave dhe masakrave të jemi sot me miliona dhe ndjehemi krenarë për këtë që jemi tani!

    Kjo meritë nuk është e jona por e të parëve tanë, por do të jetë e jona nëse do të krenohen me ne ata që do të vijnë pas nesh, pas disa vitesh apo shekujsh!

    Ata nuk kishin fuqi ushtarke por kishin fuqi mendore dhe thanë: “Ata sa do që të na vrasin neve ne do shtohemi duke lënë sa më shumë trashigimtarë (pasardhës, fëmijë).

    Shihni popujt evropjan si asimilohen shkaku mos shtimit sepse kanë ra preh e djallit dhe aleave të tij (Kriminelëve botëror), duan apo sduan do vij koha do sundohen (udhëhiqen) nga të huajt pa asnjë luftë.

    “Nëse do të shkatërrosh një popull, bëj që të mos martohet, nëse nuk mund ta bësh këtë, bëje që të martohen vonë!” Kjo është strategji armiqësh. Sepse një burrë pa grua, fëmijë, mbesa dhe nipa do të mbetet gjithmonë i papjekur (pazhvilluar)!

    Është fakt se nëse një shoqëri nuk martohet në kohën e duhur, ajo fillon të humbasë bereqetin e saj për shkak të përhapjes së tradhtisë bashkëshortore (imoralitetit) sepse një burrë apo grua mbi 30 vjeç nuk mund të qëndrojnë të pamartuar dhe të mos gabojnë…

    Por edhe nëse martohen me vonesë, ka shumë pak mundësi që të dy palët të mos kenë gabuar sepse një burrë apo një grua nuk mund të qëndrojnë të virgjër për 30 vjet! (sipas statistikave të thuhet, probabiliteti është 1/99).

    Pra e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe shoqërinë (gjakun,ADN) gjenezën si komb shqiptar është të martohesh më herët!

    Nëse do të kishim frikën dhe respektin e duhur nga Zoti, do të martoheshim më herët, pasi bërja normale e shkëmbimit të të dashuruarve para martesës na pengon të martohemi, sepse ne i përmbushim nevojat e duhura të një burri ose një gruaje kur ndjejmë dëshirën (nevojën).

    Vëllezër dhe motra martoheni më herët dhe shijoni këtë botë me familjet tuaja, me fëmijët tuaj mos lejoni që kurthet e moshës t’ju vjedhin kohën dhe atëherë kur të arrini një moshë të shtyrë duke kërkuar atë që dëshironi, do të mbeteni të pamartuar! (Bëhet vonë, sa prind vdesin me zëmer djegur shkaku i asaj duke parë femijët e tyre duke u mplak pa martuar).

    Pasuria e kësaj bote është familja (prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat, trashëgimtarët), argëtimi dhe kalimi i kohës duke plotësuar dëshirat e të tjerëve nuk është pasuri!

    Çfarë na duhet pasuria apo kombi nëse nuk kemi pasardhës, kush do të na kujtojë si shqiptarë nëse nuk e ruajmë këtë gjak, kjo nuk shpëtohet me postime, as shkrime e këngë por me trashëgimtarë (fëmijë). E dini si kemi arritur në këtë numër të madh shqiptarësh (disa milionë) në shekuj nga një numër i vogël që u sundua apo u vra dhe u masakrua në luftërat barbare për shekuj! Prindërit tanë u shtuan me fëmijë, nipër e mbesa!

    Ata nuk folën për këtë popull (komb) sa ne sot, as shkruanin, por këtë histori e kanë sjellë ata deri këtu për të cilën flasim dhe krenohemi ne sot!

    Bëj një llogaritje nëse nuk shtojmë (martohemi) për sa vite do të asimilohemi ngadalë dhe do të mbeten vetëm fjalë e postime apo jo!

    Mos harroni ta mbroni veten, vendin tuaj dhe familjen tuaj, sepse ato janë gjëra të shenjta dhe rrjedhje nga të parët tanë!

    Ju lutem mos u mashtroni nga secili që del e flet shqip nëpër emisone apo rrjete sociale gjoja se e do këtë komb, dhe mudohet të fut urrejtje mes nesh, ne jemi i vetmi popullë që jetojmë bashkë me shekuj edhe pse kemi besime të ndryshme apo mendime të ndryshme mjafton që kemi qëllimin e njëjtë!

    Ta ruajm vatanin! Ai që tradhëton vatanin tradhëton imanin (besimin).

    Lajmi Paraprak

    Personat e futur në listën e zezë amerikane, do të ndëshkohen edhe në RMV

    Lajmi i rradhës

    Kush dërgon mesazhe të rreme në emër të Postës që bëjnë mashtrime financiare ndaj qytetarëve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë