TETOVA IME JETIME!

    Haqim Ramadani

    Tetova historikisht ka qenë shtëpia e shumë komuniteteve të ndryshme etnike, megjithatë, si shtëpia e partive të shumta politike të shqiptarëve dhe me një popullsi në të cilën shqiptarët formojnë një shumicë, Tetova është shndërruar në qytet apo qendra jozyrtare e shqiptarëve apo siç e quajnë shumica e politikanëve në procese zgjedhore si kryeqytet i shqiptarëve të Maqedonisë.

    A po majorizohet Tetova kohëve të fundit nga partitë politike duke e nënçmuar nga njëra anë ASh-ja, duke nominuar vetëm një zëvendës ministër të Bujqësisë një profesoreshë e letërsisë dhe nga ana tjetër BDI-ja largon poashtu një tetovar të vetëm si ministër i ambientit jetësor. Tani Tetova nuk ka përfaqësues në ekzekutivin që do pasoj pas disa ditësh apo javësh. E di se dikush do të më korigjojë se ministri i financave është prej Tetove, por për mua ai ministër është nga Shkupi.

    Tetova një qytet i dy universiteteve, qytet i sakrificës, i solidaritetit dhe i humanitetit e anashkaluar dhe e poshtëruar në ditët e sodit. Sipas meje fajtorë për gjendjen aktuale të tetovarëve janë vetë tetovarët, sepse nuk ngrejmë zërin për ta kërkuar hakun tonë. Të tregojmë se ne jemi të anashkaluar dhe Tetova meriton më shumë dhe më mirë.

    Të nderuar politikan, mos e nënçmoni Tetovën dhe tetovarët, sepse ata ndoshta nuk e ngrejnë zërin, por dinë të dënojnë në procese zgjedhore siç e kanë dëshmuar edhe në disa cikle zgjedhore paraprake.

    TETOVA MERITON MË SHUMË!

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Avokati i Popullit: Gazetarët duhet respektuar dhe institucionet duhet të jenë sa më transparente për bashkëpunim

    Lajmi i rradhës

    Gazetarët sot protestuan para Qeverisë dhe Kuvendit: Punojmë për qytetarët e jo për partitë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë