Testi PCR nuk është i pasaktë dhe nuk është diskredituar në gjykatë

    Në postim thuhet se në gjykatë është konfirmuar se testi PCR është i pasaktë në zbulimin e koronavirusit. Për këtë pretendim kaq tronditës dhe dramatik, nuk mund të gjendet asnjë konfirmim apo provë. Kërkimet në Google për një vendim të tillë gjyqësor nuk japin rezultat as në maqedonisht as në anglisht. Nëse vërtet do të ishte marrë një vendim i tillë gjyqësor, do të ishte publikuar nga të gjitha mediat dhe jo vetëm do të publikohej, por do të ndalohej përdorimi i testit PCR. Por, nuk është kështu. Testi PCR aktualisht përdoret në vendin tonë në të gjithë laboratorët e autorizuar, publik dhe privat, por edhe kudo në botë.

    Testi PCR nuk është i pasaktë dhe nuk është diskredituar, siç pretendon ky postim në rrjetin social Facebook. Ky është dezinformim dhe nuk duhet besuar në pretendime të tilla që synojnë të hedhin dyshime mbi procesin e testimit dhe kështu të shkaktojnë dëm serioz në shëndetin publik.

    STOP PCR TESTING!

    Testi PCR plotësisht i pasaktë dhe i diskredituar si mjet për DETEKTIMIN e virusit korona. Në mënyrë gjyqësore nga 31.12.20

    Në postim thuhet se në mënyrë gjyqësore është vërtetuar se testi PCR është i pasaktë në zbulimin e koronavirusit. Për këtë pretendim kaq tronditës dhe dramatik, nuk ka asnjë konfirmim apo provë. Nga postimi nuk është e qartë se për cilën gjykatë bëhet fjalë dhe nga cili shtet është gjykata. As nuk shpjegohet me çfarë baze është marrë një vendim i tillë i supozuar i gjykatës.

    Kërkimet në Google për një vendim të tillë gjyqësor nuk japin rezultate as në maqedonisht as në anglisht. Nëse një vendim i tillë gjyqësor do të ishte marrë vërtet në Maqedoninë e Veriut do të publikohej nga të gjitha mediat dhe jo vetëm do të publikohej, por do të ndalohej përdorimi i testit PCR. Megjithatë, nuk është kështu, sepse testi PCR aktualisht përdoret në të gjithë laboratorët e autorizuar për të kryer këtë test, si publik ashtu edhe ata privat. Edhe nëse mendohet për ndonjë gjykatë jashtë Maqedonisë së Veriut, një vendim i tillë do të publikohej nga shtëpitë e mëdha mediatike, por në asnjë media nuk ka asnjë gjurmë apo zë për një vendim të tillë gjyqësor.

    Testi PCR, i cili përdoret në mbarë botën gjatë pandemisë Covid-19, është test molekular i miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Testimi në fakt është marrja e tamponit thellë nga fyti dhe hunda, me shtupë pambuku, zgjat disa sekonda dhe është i sigurt, sikur çdo marrje tjetër e tamponit, që të gjithë ne kemi bërë më parë. Më pas, kjo mostër nën kushte të veçanta dërgohet në laborator për testim.

    Arsyeja për test të pasaktë mund të jetë marrja joadekuate ose e pamjaftueshme e mostrës, për shkak të pakujdesisë ose paaftësisë së teknikëve të laboratorit ose për shkak të kontaminimit të tamponit në faza të ndryshme të përgatitjes. Për më tepër, nëse njerëzit testohen që në fillim të infeksionit, janë të mundshme rezultate të rreme negative.

    Këto teste, të cilat kërkojnë shenja të infeksionit aktiv, janë të sigurta dhe mënyra më e besueshme për të zbuluar nëse dikush është momentalisht i infektuar.

    Testimi luan një rol kyç në trajtimin e pandemisë, pasi personat e infektuar që testohen dhe izolohen në kohën e duhur nuk e përhapin virusin te njerëzit e tjerë. Kjo është arsyeja pse në fillim të pandemisë OBSH bëri apel për testime masive dhe izolim në kohë të të infektuarve.

    Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet – testohuni, testohuni, testohunideklaroi drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom.

    Përveç kësaj, testet PCR përdoren edhe si dëshmi për mungesën e koronavirusit në organizëm gjatë udhëtimit, dhe janë kusht për hyrje në shumë vende të botës, përkrah certifikatës së vaksinimit të plotë.

    Edhe në Maqedoninë e Veriut, testinet PCR janë përditshmëri Laboratorët privatë dhe publikë kanë kryer teste pa ndërprerje që nga fillimi i pandemisë.

    Postime të këtilla, të cilat ngrenë dyshime në testet, që zbulojnë koronavirusin, mund të jenë shumë të dëmshme nëse dikush i beson, dhe refuzon të testohet edhe nëse ka simptoma ose ka qenë në kontakt me ndonjë të infektuar. Dhe nëse dikush është pozitiv, nuk testohet dhe nuk ka konfirmim se është i sëmurë, ai mund të përhapë virusin kudo, të infektojë shumë njerëz, por edhe të mos marrë kujdesin e duhur mjekësor.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Me rikthimin e Balotellit te Italia, Ronaldos mund t’i “shkatërrohet” ëndrra për Botëror

    Lajmi i rradhës

    Studentët mund të përdorin transportin publik pa biletë të vërtetuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë