Ëmbëlsuesit alternativë – A mund të reduktojnë peshën dhe rrezikun e diabetit?

    Zëvendësimi i pijeve të ëmbla me sheqer me pije të ëmbla me pak ose aspak sheqer shoqërohet me ulje të peshës dhe rreziqeve diabet.

    Në përgjithësi, dietologët rekomandojnë uljen ose eleminimin e sheqerit nga regjimi ushqimor për reduktuar peshën dhe faktorët e rrezikut të diabetit.

    Megjithatë studiuesit shpesh debatojnë për përfitimet e ëmbëlsuesve alternative kur përdoren në vend të sheqerit.

    A mund të zëvendësoni sheqerin me ëmbëlsues artificialë për të korrur përfitime në shëndet?

    Sheqeri në pijet e tilla si lëngjet e frutave me gaz, pijet energjike, çaji, kafeja, lëngjet dhe pijet sportive mund të rrisin faktorët e rrezikut, si obeziteti, shtim i yndyrës në trup dhe të lipideve në gjak.

    Sipas studiuesve mënyra ideale për të zëvendësuar pijet me sheqer është të pini ujë sa më shpesh të jetë e mundur.

    Por në ndihmë mund t’ju vijnë edhe ëmbëlsuesit alternativë si sakarina dhe sukraloza.

    Në përgjithësi, përdorimi i ëmbëlsuesve në vend të sheqerit ndikoni në uljen e peshës trupore, të yndyrës dhe lipideve në gjak.

    Pijet e ëmbëlsuara me pak ose më mirë akoma pa sheqer, janë një alternativë e shkëlqyer për ata që janë mbipeshë ose obezë.

    Megjithatë ende nevojiten më shumë prova për të kuptuar efektet e tyre në periudhë afatgjatë.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i sheqerit është çdo vit i lartë dhe pothuajse gjysma e këtij konsumi në masë vjen nga pijet.

    Shifrat janë edhe më të larta për fëmijët, diçka që është shqetësuese për shëndetin e tyre.

    Ekspertët e fushës rekomandojnë jo më shumë se 9 lugë çaji afërsisht rreth 36 gram ose 150 kalori konsum të sheqerit në ditë për burrat.

    Ndërsa për gratë jo më shumë se 6 lugë çaji, rreth 25 gram ose 100 kalori sheqer në ditë.

    Gjithashtu studimet e mëparshme kanë treguar se edhe pijet e gazuara dietike mund të jenë po aq të dëmshme për zemrën sa pijet e zakonshme.

    Megjithatë ëmbëlsuesit alternativë mund t’i ndihmojnë njerëzit të reduktojnë ngadalë pijet me sheqer dhe të shkojnë më lehtë drejtë konsumit të ujit, që është edhe mënyra më e mirë për të ruajtur shëndet të plotë.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja insiston në nënshkrimin e Marrëveshjes dhe planit të zbatimit

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale të Al Nassr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë